Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës në “Abissnet Superiore”, dominon ekipi i Tiranës

Në fundjavën që lamë pas u zhvillua java e 29 e “Abissnet Superiore”-s. FSHF-ja ka shpërndarë formacionin më të mirë të javës, i cili është përzgjedhur nga trajnerët e ekipeve të moshave. Në portë është vlerësuar Totoshi i Elbasanit, ndërsa përpara tij në qendër të mbrojtjes gjenden Zhongo i Teutës dhe Marku i Bylisit. Në krahun e majtë të prapavijës është vlerësuar si më i miri Përndreca i Bylisit, teksa në krahun e djathtë ndodhet Gurishta i Vllaznisë.

Ndërkohë në repartin e mesfushës gjenden Malomo i Dinamos dhe Fernando i Egnatias. Në të majtë është i vendosur Xhixha (Tirana), në krahun e djathtë Lajthia (Lajthia) dhe mes tyre Human (Partizani). I vetëm në sulm është përzgjedhur Alvarezi i Tiranës, i cili plotëson kështu 11-shen e javës së 29 të “Abissnet Superiore”-s. Sakaq, trajneri më i mirë është përzgjedhur Orges Shehi, duke bërë që Tirana të ketë pasur një dominim të lehtë në javën që lamë pas /Sport Ekspres/