Shqipëria është me fat në shortin e Ligës së Kombeve! Sot është bërë i ditur shorti i Ligës së Kombeve dhe kuqezinjtë mund të quhen me fat. Në grupin tonë, Shqipëria ishte në vazon e parë në Ligën C dhe është zgjedhur e para. Më pas është peshkuar Finlanda, Bjellorusia dhe San Marino. Ky do të jetë grupi i Shqipërisë, shumë i lehtë në letër, me Bjellorusinë që mund të shkaktojë sadopak probleme. Ky është një shans i artë i Shqipërisë për të provuar për herë të tretë Europianin, por këtë herë nëpërmjet Ligës së Kombeve.
Nëse Shqipëria fiton këtë grup, duhet të luajë edhe dy ndeshje të tjera, gjysmëfinale dhe finale për të shkuar në Europian. Megjithatë edhe ekipet e tjera si kundërshtarë të mundshëm janë të lehtë në letër, ku në rastin më të keq është Islanda që mund t’i rrezikojë Shqipërisë biletën e Europianit. /Sport Ekspres/