Fati i keq prek edhe Roko Vatën, djali i Rudi Vatës mbyll sezonin para kohe dhe humb Irlandën nga dëmtimi

Fati i keq prek lojtarët shqiptarë në Angli! Pas Armando Brojës dhe Geraldo Bajramit, nga dëmtimet e shpeshta, edhe Roko Vata pësoi të njëjtën histori. Djali i Rudi Vatës mungoi për shumë ndeshje pas një dëmtimi te ëatford, u kthye për vetëm dy takime dhe pësoi një tjetër dëmtim.

Sipas raportimeve të fundit, Roko ka mbyllur sezonin para kohe në Angli dhe nuk do të kthehet më skuadër deri në mbarimin e kampionatit. Gjithashtu edhe për ndeshjet e marsit ai nuk do të jetë pjesë e Irlandës. Nuk duhet harruar se Rudi Vata ka lënë ende derën hapur për një kalim të Rokos te Shqipëria, për shkak të një klauzole të vecantë të vendosur, pavarësisht se Roko e ka bërë një ndeshje zyrtare me kuqezinjtë. /Sport Ekspres/