Inzagi e injoron dhe Shqipëria është e dashuruar marrëzisht pas tij, në Itali shkruajnë për Kristjan Asllanin: Ka potencial të jashtëzakonshëm

Kristjan Asllani ka fare pak minuta te Interi në këtë sezon. Inzagi e ka injoruar vazhdimisht mesfushorin shqiptar, që erdhi me pritshmëri të madhe nga Empoli. Por sa herë që ky lojtar është futur në fushë me zikaltërit ka treguar vlerat e tij. Në këtë mendim është edhe media italiane, Libero, e cila shkruan:

“Duke parë skuadrën e Interit, nuk mungojnë alternativat për Inzaghin, si Kristjan Asllani, një lojtar i marrë verën e kaluar nga Empoli për 14 milionë euro mes huazimit dhe riblerjes, por asnjëherë i përfshirë realisht nga trajneri. Shqiptari ka një potencial në jashtëzakonshëm”, shkruan Libero. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *