Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur grumbullimin për përgatitjet për sfidën hapëse të kualifikueseve për Euro 2024. Lojtarët janë ribashkuar me përqafime të ngrohta në “Shtëpinë e Futbollit”, ku janë mirëpritur edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka mbajtur edhe një fjalim për ekipin.
Silvinjo ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me Kombëtaren shqiptare, e cila është karakterizuar nga një frymë e mirë grupi. Të paktën kështu lihet të kuptohet në videon e shpërndarë nga faqja zyrtare e FSHF-së, ku tregohen çastet e ribashkimit të lojtarëve si dhe momente nga stërvitja e tyre. Silvinjo duket mjaft i përfshirë në detyrën e re, teksa vërehet duke u stërvitur së bashku me kuqezinjtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/