Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit kundër Polonisë në transfertë. Nëse kuqezinjtë do të fitojnë, atëherë mund të thuhet se është kryer më shumë se gjysma e punës me vetëm 90 minuta.
Por nëse ka një mënyrë sesi Kombëtarja mund të fitojë me të gjitha këto dëmtime, është vetëm Kristjan Asllani. Ky i fundit u kthye në nivelin më të lartë në miqësoren e fundit që luajti te Shqipëria. Këtë herë varemi nga këmbët e këtij djaloshi, nëse Asllani do të arrijë të dominojë mbi mesfushën e Polonisë, fitorja jonë nuk do të jetë më mision i pamundur. /Sport Ekspres/