Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp. Trajneri i Kombëtares ka folur sa i përket ndeshjes kundër Polonisë. Gjithashtu braziliani ka komentuar lojtarët e grumbulluar për këtë takim.
“Jam i lumtur që jam trajner i Shqipërisë. Kemi parë në total 240 ndeshje dhe 70 lojtarë për një ndeshje me Poloninë. Kam takuar shumë lojtarë gjatë kësaj kohe me mbështetjen e FSHF. Do të shohim njëherë gjendjen e lojtarëve dhe pastaj skemën. Mehmeti ndodhet në formë të shkëlqyer, lojtar i fortë në Championship.
U çuam herët nga gjumi për të parë ndeshjen e Asanit në Korenë e Jugut për shkak të diferencës së orarit. Një shembull për të kuptuar punën tonë. Muci, Cekici do na ndihmojnë në të ardhmen, kjo është lista për një ndeshje. Kemi përzgjedhur lojtarët më të mirë, do të luftojmë për të marrë çdo pikë. Duam lojtarë që japin zemrën dhe shpirtin në fushë. Kam përgatitur një formë motivimi për lojtarët, por nuk dua ta zbuloj tani. Dëmtimet?
Nuk më pëlqen të qahemi. Do shkojmë në Varshavë për fitorë, të tregojmë kush jemi. Duhet të kemi shpirtin e Kombëtares, të një vendi. Unë kam kultura të ndryshme, jam brazilian, kam jetuar në Spanjë, Itali, Angli, por dua një ekip 100% shqiptar”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/