Ilirjan Alliu ishte pjesë e panelit të studios së emisionit “Ora Sport” në “Ora TV”. Ish-futbollisti shqiptar ka diskutuar mbi mungesën e diferencave mes klubeve në “Abissnet Superiore“, të cilën e nënvijëzon si një element negativ të kampionatit tonë.
Alliu është i mendimit se në futbollin shqiptar mungon profesionalizmi dhe sjell në vëmendje paradoksin e humbjes së Vllaznisë, një klub që synon titullin kampion, ndaj Erzenit, një skuadër që u ndërtua në kohë rekord pak kohë para nisjes së sezonit.
“Si ka mundësi që Erzeni i Shijakut fiton me Shkodrën? Shkodra kishte 4 muaj fazë përgatitore, Erzeni i Shijakut mblidhet dy ditë përpara ndeshjes me makina të rastit. As makinë për të shkuar në stërvitje jo“, ka thënë Ilirjan Alliu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/