“Më bëhet qejfi që Shehi vazhdon te Tirana”, Ruço bën paralelizmin me Anglinë: Arteta ka pasur zhgënjime dy sezonet e para, shikoni ku është tani

Edmond Ruço ka diskutuar për problematikat e futbollit shqiptar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“. Ish-lojtari ka vënë theksin te ndryshimi i shpeshtë i trajnerëve, ndërsa ka veçuar si aspekt pozitiv besimin që Tirana po i jep Orges Shehit. I pyetur për faktin se bardheblutë kanë marrë dy humbje në ndeshjet e fundit, Ruço është përgjigjur me një paralelizëm me futbollin anglez. Ai ka sjellë si shembull Mikel Artetën, i cili në dy sezonet e para nuk ka pasur sukses, por këtë sezon po marshon drejt titullit kampion. E gjitha vetëm falë besimit të klubit.

“Në futbollin shqiptar, ose në sportin shqiptar në përgjithësi, ndodhin çudira. Duke filluar që nga ndërrimi i trajnerëvë, që ndërrohen që në mes të kampionatit. Lojtarët nuk kanë përthithur akoma idetë e trajnerit. Te Tirana më bëhet qejfi që Shehi po vazhdon akoma te Tirana dhe shpresoj të vazhdojë aty. Lojtarët janë komportuar me të. Ka humbur dy ndeshjet e fundit? Kjo nuk do të thotë gjë. Sa vjet u bë Mikel Arteta te Arsenali? Ky është viti i tretë. Dy vite ka pasur vetëm zhgënime. Por e lanë të punojë. Shikoni ku është sot“, ka thënë Edmond Ruço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *