“Po vuante shumë, duhej të ulej në stol”! Marash Kumbulla vlerësohet si më i dobëti te Roma, nuk ia del as me Cremonesen

Marash Kumbulla po vuan ndjeshëm mungesën e besimit te Roma. Mbrojtësi shqiptar u rikthye si titullar në ndeshjen e Serisë A kundër Cremonese. Smalling mungonte për shkak të skualifikimit nga kartonët.

Murinjo zgjodhi që t’i besonte Kumbullës pas shumë ndeshjesh pa e parë fushën e blertë. Por lojtari i Kombëtares ka vuajtur dhe në pjesën e dytë do të ulej në stol. Për “Ilromanista”, Kumbulla ishte mbrojtësi më i dobët dhe vlerësohet me notën 5. “Po vuante shumë. Ndërrimi për të ishte i pashmangshëm”, shkruhet në vlerësim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *