Anis Mehmeti është talenti më i përfolur i Shqipërisë në këto kohë. Lojtari që ishte pjesë e Wycombe në League One, tani ka kaluar te Bristol City në Championship. Menjëherë ka arritur që të përshtatet në ekipin e ri dhe po shkëlqen në nivelin e dytë më të lartë të futbollit anglez.
Trajneri i ka besuar fanellën e titullarit në pak kohë, megjithëse nuk mund të luante dot ndaj Manchester City në mbrëmjen e djeshme për shkak të rregullave pasi kishte luajtur edhe më herët në FA CUP me Ëycomben.
Të gjithë presin që në listën e Silvinjos për ndeshjen me Poloninë të gjendet edhe Anis Mehmeti. “Sport Ekspres” mëson se lojtari i Bristol City po refuzon çdo kërkesë të mediave shqiptare për të dhënë intervistë. Ai kërkon që të përqendrohet vetëm te klubi, ndërsa shprehet me njerëzit e afërt të tij se do të flas edhe për sportdashësit shqiptar në momentin që do të mbërrijë në Shqipërinë A. Deri atëherë, Mehmeti nuk do të marrë vëmendjen mediatike shqiptare. /Sport Ekspres/