“Ka katër ndeshje pa parë fushën”! Media në Itali godet rëndë Inzagin për Kristjan Asllanin: Nuk e fut se është mësuar te…Lacio

Inzagi vazhdon që të mos tregojë besim ndaj Kristjan Asllanit, pavarësisht se ky i fundit po e ngrinte nivelin e tij në çdo ndeshje gjatë kohëve të fundit. Mediat në Itali po e kritikojnë gjithmonë e më tepër trajnerin e Interit për këtë vendim, sidomos në rastet kur mungojnë edhe rezultatet. “Corriere dello Sport” ka treguar një nga arsyet se përse Asllani nuk futet në fushë. Sipas prestigjiozes italiane, Inzagi është mësuar nga koha kur ishte trajneri i Lacios pasi nuk kishte asnjë element të mirë në stol dhe luante në çdo ndeshje me të njëjtët lojtarë.

“Edhe në ndeshjet që duken më të lehta në letër, zgjedhjet e Inzagit kanë qenë shumë të kufizuara. Disa lojtarë kanë luajtur shumë, disa të tjerë nuk kanë luajtur pothuajse fare. Përshembull, Bellanova u zhduk nga radari që pas Empolit, më shumë se një muaj më parë. Asllani ka 4 ndeshje që nuk ka shkelur në fushë. Gonsens ka luajtur vetëm 3 herë në kampionat. Me këtë ritëm, disa përfundojnë të lodhur dhe të tjerë janë të papërfshirë. Tashmë është e qartë se kjo është mënyra e Inzagit. Ndoshta si pasojë e kohës te Lacio, kur nuk kishte një ekip me kaq shumë alternativa dhe detyrohej të luante me të njëjtët lojtarë. Në një rrugëtim kaq të gjatë, është e pashmangshme dhe të gjithë lojtarët duhet të preken”, shkruhet në median italiane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *