Eneo Bitri ka bërë debutimin e tij në Çeki me fanellën e Banik Ostravas. Mbrojtësi shqiptar ka treguar për “Analizë Kuq e Zi“ në “Supersport“ për ndeshjen e tij të parë në kampionatin çek. Ish-lojtari i Partizanit është shprehur se ritmi në Çeki është më i lartë se në futbollin shqiptar, madje ka pranuar se ka ndjerë lodhje pas minutës së 80. Bitri nuk harron as derbin e kryeqytetit, ku parashikon fitues Partizanin.
“Këtu është një futboll krejt ndryshe dhe ritmi këtu është shumë më i lartë se në Ballkan. Nuk ka shumë ndalesa loje dhe nuk merren lehtë faullet. Dje vura re se pas minutës së 80 po ndihesha i lodhur. Kjo është edhe ajo që më ka penguar të arrij ambientimin e menjëhershëm. Megjithatë dalëngadalë do të arrij formën time më të mirë. Derbi? Fiton Partizani 2-1. Shënojnë Rrapaj dhe Mba”, ka thënë Eneo Bitri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/