Është futbollisti shqiptar i momentit, Sulçe zbulon afrimin e ri në Kombëtare: Sylvinho ka kontakte intensive, do ta marri në ekipin kombëtar

Anis Mehmeti është një nga lojtarët shqiptarë më në formë për momentin. Mesfushori siguroi një kontratë në Championship me Bristol City-n, ku ka siguruar menjëherë vendin e titullarit dhe ku ka tërhequr vëmendje me pasimet dhe goditjet e tij. Mehmeti zotëron aftësi të mëdha teknike, të cilat kanë rënë edhe në sytë e Sylvinho-s. Altin Sulçe zbulon gjatë emisionit “Ora Sport” në “Ora TV” se trajneri brazilian ka pasur kontakte intensive me 22-vjeçarin për ta afruar në Kombëtaren kuqezi.

“Po jap edhe unë një lajm për Mehmetin. E di që ka kontakt Sylvino, do që ta marri në ekipin kombëtar. Nga një burim, nga një shok i tij. Ka kontakte intensive, sepse është një lojtar që ka bërë diferencën”, ka zbuluar Altin Sulçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *