“Nuk kemi për të shkuar askund kështu”! Humbën me Bolognan, Lautaro Martinez: I kërkoj falje tifozëve të Inter

Interi zhvilloi një ndeshje të keqe kundër Bolognas dhe në fund pësoi një humbje, duke mbyllur historinë e titullit kampion. “Do të ishte gabim të flasim shumë në emocionet e momentit, por tani kam ndjenjën se nuk do të shkojmë askund nëse luajmë kështu. Duhet të jemi më të qëndrueshëm. Ne patëm një ndeshje të tillë në Champions. League, pastaj vijmë këtu dhe luajmë ashtu siç luajmë”, tha Lautaro Martinez, duke shtuar kështu:

“Duhet të mbajmë kokën lart dhe të ecim përpara, sepse nuk po arrijmë askund. Unë jam këtu për t’u kërkuar falje të gjithë tifozëve të Interit që na mbështesin. Dua të jem i qartë si para mikrofonit ashtu edhe brenda në dhomën e zhveshjes me shokët e mi, unë jam gjithmonë i njëjti person, kështu që nëse më duhet të them diçka, e them”, përfundoi Martinez. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *