“Kur shikon golin e dytë, vë duart në kokë”, Shehi tregon çfarë çaloi ndaj Teutës: Nuk mund të kemi vazhdimësinë e vitit të kaluar

Java e 23-të e “Abissnet Superiore“-s është mbyllur me dy rezultate befasuese. Tirana është mposhtur në shtëpi me shifrat 0-2 nga Teuta, e cila nën drejtimin e Edi Martinit konfirmohet edhe një herë si “macja e zezë” e bardhebluve. Ndërkohë, edhe Vllaznia largohet nga stadiumi me një rezultat zhgënjyes. Shkodranët janë mposhtur në shtëpi me shifrat 0-1 nga Kastrioti. Pas përfundimit të  ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti Bo Gol” në “Oversport”.

Shehi (Tirana): “Diferencat janë të vogla. Për skuadrën tonë, sigurisht që vazhdimësia e një viti më parë nuk mund të jetë, sepse kemi ndryshime lojtarësh. Por nuk jemi vetëm ne, janë të gjitha skuadrat që nuk kanë vazhdimësi. Sot mendoj që Teuta na fitoi top të parë, top të dytë, por edhe në tranzicion ishim gabim. Ne kemi bërë gabime sot. Kur na ka ikur Hoxhallari, na ka pështjelluar shumë. Po të shohësh golin e dytë, vë duart në kokë se si mund të marrim një gol të tillë. Duhet të luanim në krahë, aty ku ishim superior. Ne sot duhet ta kishim zgjidhur më mirë dhe nuk duhet të mendojmë kurrë për Kastriotin apo për derbin. Ramë në presionin e agresivitetit të kundërshtarit. Nuk mendoj që e kishim mendjen te derbi, por duhet të shtojmë një marsh tjetër”.

Rustami (Kastrioti): “Vështirësia në “Loro Boriçi“ dihet. Kishim ardhur për rezultat pozitiv. Ky trepikësh na kënaq për ecurinë e mëtejshme. Për ne çdo ndeshje është finale tani. Besoj se me do ia dalim. Unë jam nga Kruja dhe kam një jetë të tërë në sport. Është kënaqësi t’i shërbej Krujës. Edhe sezonin e shkuar, me pak pikë, por me qetësi dhe duke punuar fort ia dolëm. Shpresoj t’ja dalim edhe këtë vit.“.

Martini (Teuta): “Ishte një ndeshje e tensionuar. E shihja karikimin e lojtarëve, e shihja karikimin tim para ndeshjes. Emocione që pranohen. Nuk i prisja (këto rezultate). Por kam fituar shumë me këta djem, i kam fituar të gjitha. Pyesja veten: “Përse këta djem janë në këto pozita”? I thashë djemve që jemi shumë herë më mirë se ndeshjen e parë që e kemi fituar në Durrës. E shihja që mezi prisnin të hynin në fushë. Nga i pari, te i fundit, të gjithë dhanë maksimumin dhe meritojnë përgëzime.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online