Tashmë është mësuar edhe zyrtarisht se ku do të luhet ndeshja e parë për kuqezinjtë, ajo në transfertën polake. Shumë dyshime kishte për stadiumin PGE Narodoëy pas disa problemeve me strehën, por duket se kjo arenë do të jetë gati deri në fundin e marsit. Kreu i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza, u shpreh se ndeshja Poloni-Shqipëri do të zhvillohet në Varshavë.
“ Ne donim shumë të luanim në shtëpinë e kombëtares polake, pra në PGE Narodoëy. Ky stadium është me fat për ne, është vendi ku kemi kaluar në Kampionatin Evropian të 2016 ose 2020, si dhe në Kampionatin Botëror 2018. Në Varshavë donim të luftonim edhe për EURO 2024. Punëtori i stadiumit na siguroi se ky objekt do të ishte plotësisht i sigurt dhe gati për t’u përdorur për ndeshjen kundër Shqipërisë në mars. Megjithatë, ne e vonuam marrjen e një vendimi deri sa u kryen kontrollet e fundit dhe na u paraqitën dokumentet përkatëse që do ta vërtetonin. Siguria është gjëja më e rëndësishme për ne”, tha Cezary Kulesza. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/