“Kam luajtur kundër Ribery dhe El Sharawy”! Agolli rrëfen momentin më të bukur të karrierës: Kualifikimi i Shqipërisë në Francë

Ansi Agolli është një prej lojtarëve që ka dhënë shumë kontribut për fanellën e Kombëtares. Madje do të shijonte edhe arritjen historike të Shqipërisë për të shkuar në Europianin e Francës. Gjatë një interviste për “Tribal Football”, Agolli ka kujtuar momentet më të mira dhe më të vështira të karrierës së tij.

“Kam pasur shumë momente të bukura në karrierën time ku i pari ishte kualifikimi në Champions League (për fazën e grupeve) pasi ne si Qarabag kaluam të gjitha raundet kualifikuese. Kjo arritje erdhi pavarësisht se skuadra ishte e vogël me një buxhet modest. Momenti i dytë sigurisht, ishte kualifikimi me kombëtaren për Euro 2016 në Francë. Në pozicionin që luaja, natyrisht, përballë meje ishin lojtarët më të talentuar, më të shpejtë të ekipit kundërshtar.

Kishte shumë lojtarë të rëndësishëm kundër të cilëve kam luajtur në nivel klubesh, por edhe për ekipin kombëtar. Do të thosha lojtarë si Florent Malouda, Franck Ribery, Stephan El Shaaraëy… Është një listë e gjatë që do të kërkonte shumë kohë. Për mua, çdo ndeshje kundër këtyre lojtarëve ishte një betejë e ndryshme dhe unë u përpoqa gjithmonë të bëja më të mirën për të ndihmuar ekipin tim dhe për të minimizuar dëmin që këta lojtarë mund të bënin.

Dy ekipet më të vështira që kam luajtur? Ndaj Spanjës, një nga ndeshjet më të vështira dhe kundër Dortmundit në 2010 me Klop si trajner. Cdo titull që kam fituar është i bukur. Përshembull një titull që ishte shumë emocional për mua ishte kur isha pjesë e Tiranës dhe fituam me Vllazninë në ndeshjen e fundit. Atë ndeshje e luajtëm në Tiranë dhe ishim dy pikë para tyre”, tha Agolli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *