Timo Werner ka kujtuar kohën te Chelsea dhe gabimin më të madh që bën drejtuesit e londinezëve. Sulmuesi gjerman i dha jo pak ndihmë skuadrës për të fituar Champions League, megjithëse shpërdoronte shumë raste para portës.
Në një intervistë të fundit, Werner theksoi se gabimi i Chelsea ishte afrimi i Lukakut. “Problemi më i madh ishte Tuchel që vendosi para meje një sulmues si Romelu Lukaku pasi fituam Champions League. Ishte e vështirë të kisha një lojtarë të tillë para meje që kushtonte 120 milionë euro. Ai duhej të luante se kushtonte aq shumë dhe unë nuk ndjeva i vlerësuar”, tha Ëerner. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/