Shqipëria e Bulkut ka zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore ndaj Bosnje Hercegovinës. Por ashtu si edhe më parë, kjo përballje u mbyll në një tjetër barazim pa gola. Në këtë ndeshje të U-17 kishte edhe një tifoz të veçantë.
Sipas asaj që raporton “Oversport”, Doriva e ka ndjekur nga afër këtë përballje të kuqezinjëve duke i dhënë impulse të tjera lojtarëve. Kjo pasi Doriva është pjesë e stafit të Silvinjos dhe duket qartë se brazilian ka në fokus elementet e rinj. /Sport Ekspres/