Futbolli i Anglisë ndryshon shumë me pjesën tjetër të kampionateve elitare të Europës. Madje edhe Championship është në nivel më të lartë me ritmin e tij. Këtë e pa më së miri Rei Manaj që dështoi te Watford dhe klubi zgjodhi që t’i shkëpuste kontratën.
Pavarësisht kësaj situate të kaluar, kjo nuk i ka penguar klubet e La Liga që të hedhin vështrimin drejt sulmuesit shqiptar. “Elgoldigital” në Spanjë raporton se janë të paktën 7 ekipe të elitës spanjolle që janë interesuar për Manajn si lojtar i lirë.
Villareal, Sevilla, Valencia, Real Valladolid, Osasuna, Celta Vigo dhe Espanjol po e shohin si një mundësi të mirë për t’u përforcuar për shkak të mungesës së sulmuesëve apo dëmtimeve të fundit që kanë në organikën e tyre. /Sport Ekspres/