Skënderbeu ka firmosur rënien në Kategorinë e Parë ditën e sotme. Dënimi nga UEFA preu në mes periudhën e lavdishme të klubit korçar, që tashmë duhet tja nisë edhe njëherë nga kategoritë e ulëta të futbollit shqiptar. Prej kohësh gjatë këtij sezoni bardhekuqtë gjendeshin buzë greminës, por e shtyra përfundimtare i erdhi pikërisht nga një ish-lojtar i rëndësishëm i tyre.
Gjyqtari akordon penallti në minutën e 100 për Dinamon dhe nga pika e bardhë e 11 metrave qendronte Sabien Lilaj. Dikur mesfushori “gatuante“ golat për Skënderbeun që shkroi histori me pjesëmarrjen në grupet e Europa League-s, ndërsa sot “gatoi“ golin më të hidhur për juglindorët. Pikërisht atë gol që i dërgoi zyrtarisht një kategori më poshtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/