Mbrojtësi i Italisë prek egon e Ronaldos: Dua Portugalinë në çerekfinale, Lukaku është më i vështirë në markim

Italia arriti të siguronte biletën për në cerekfinale pasi mundi Austrinë në kohën shtesë me shifrat 2-1. Tashmë “axurrët” do të përballen me fituesin e nxjerrë nga çifti Portugali-Belgjikë. Mbrojtësi i Italisë, Acerbi, ka treguar preferencën e tij mes Lukakut dhe Ronaldos si kundërshtar.

“Dua Portugalinë në çerekfinale. Mendoj se Lukaku është më i vështirë për t’u ndalur. Të dy janë lojtarë të fortë por Lukaku është më i vështirë për t’u ruajtur sepse është më i fortë fizikisht. Ai luan shumë me forcë dhe është një sulmues i vërtetë. Ronaldo është një sulmues i mirë, por më i lehtë për t’u markuar”, tha Acerbi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *