U mund në shifrat 0-4, trajneri i Uellsit: Nuk ishte rezultat i drejtë, Danimarka shënoi me gjuajtjen e parë

Uellsi u eleminua nga Euro 2020 me një rezultat turpërues 0-4 nga Danimarka ditën e djeshme. Ishullorët e nisën mjaft mirë në 25 minutat e para, por pas golit të parë gjithçka ndryshoi dhe Danimarka mori kontrollin total të lojës.

Sipas trajnerit të Uellsit, Robert Page, ky eleminim la shije të hidhur dhe se djemtë e tij nuk e meritonin të largoheshin nga kompeticioni në këtë mënyrë.

“Është një eleminim i hidhur. Nuk besoj që djemtë e meritonin të largoheshin ne këtë mënyrë. Për 25 minuta ishim shumë mirë, duke krijuar raste dhe gjuajtje në portë. Ata shënuan në goditjen e parë, ndërsa goli i dytë erdhi nga një gabim. Është e vështirë për tu përtypur, por në atë aksion ishte faull. Dua të falënderoj djemtë për këtë aventurë shumë të bukur, ndërsa rezultati ishte i padrejtë”- u shpreh Robert Page. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *