Ish futbollisti i njohur në Kosovë, Genc Sermaxhaj ka kritikuar në mënyrë indirekte sjelljen e trajnerit Klodian Duro, i cili u përfshi në një zënkë me një lojtar të Drenicës. Ai gjithashtu thumboi dhe trajnerët e tjerë nga Shqipëria që kanë drejtuar më parë ekipe të Superligës së Kosovës, duke thënë se nuk arrijnë te fitojnë asgjë. Megjithatë për Starovën, Josën dhe Maganin ka vlerësuar edukatën e treguar prej tyre.
Në një postim në Facebook, Sermaxhaj i ka këshilluar Duros të qetësohet, pasi sipas tij aq mundësi ka si trajner. “Ishin, panë dhe shkuan, asgjë nuk fituan, por edukatë treguan!
Gugash Magani, Sulejman Starova e Mirel Josa, respektuan ligën tonë, klubet, gjyqtarët e tifozët gjithashtu. Disa të tjerë nëse nuk keni rezultate ju kuptojmë se aq mundeni, prandaj qetësohuni!”- shkruajti në një postim në Facebook, Genc Sermaxhaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/