VIDEO/ Debutimi i Armando Cungut te Kombëtarja, humbet ndaj Shqipërisë së Beharit

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19 zhvilloi ditën e fundit të grumbullimit miqësoren e radhës me ekipin Kombëtar U-18, në kuadër të grumbullimit 3-ditor që skuadra kuqezi zhvilloi nën urdhrat e trajnerit të ri, Armando Cungu.

Në ndeshjen e luajtur në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ekipi kuqezi U-18 i drejtuar nga trajneri Ardi Behari, u rreshtua me këtë formacion në fushë: Dani, Kurti, Preka, Spahija, Bytyçi, Osma, Pjeshka, Alivoda, Sulovari, Arapi dhe Shahaj.

Ndërsa në formacionin e 19-vjeçarëve u rreshtuan në formacion Kaçaj, Smajli, Paloka, Shani, Musaj, Stafa, Kuka, Cahani, Gjumsi, Mema dhe Nikaj. Gjatë këtij testi u aktivizuan të gjithë lojtarët e ftuar për këtë sfidë nga të dyja ekipet.

Takimi përfundoi me fitoren 1-0 të ekipit Kombëtar U-18, ndërkohë që Cungu pati mundësinë të vëzhgonte të gjithë lojtarët e vitlindjeve 2002-2003. Një pjesë e lojtarëve aktivizohen në ekipet e huaja, teksa nuk mungonin as shumë elementë mjaft të talentuar të kampionatit shqiptar.

Ashtu si edhe në ditët e tjera kjo miqësore është ndjekur nga afër edhe nga specialistët e sektorit të ekipeve Kombëtare në FSHF si edhe trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave U-15, U-17 dhe U-21.

Me këtë miqësore është mbyllur ky grumbullim 3-ditor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *