Në Kosovë e kishin bërë fakt të kryer se Arsene Ëenger do të ishte pasardhësi i Shaland. Historia e dashurisë së supozuar kishte nisur në momentin kur dardanët luajtën në transfertën me Anglinë, atje ku u vlerësuan së tepërmi për lojën efektive sulmuese.
Takimet dhe bisedat e shpeshta të presidentit të FFK-së, Agim Ademi, me Ëenger, u thanë se ishin bërë për të marrë drejtimin e Kosovës duke u quajtur thjesht si çështje kohe. “Indeksionline” ka kontaktuar trajnerin e njohur duke marrë përgjigje surprizuese për vërtetësinë e raportimeve: “Jo më fal, jemi takuar vetëm miqësisht me Ademin”. /Sport Ekspres/