Jusuf Ramadani duket se është një person i lindur për kryesuar. Nga drejtimi i tifozëve të zjarrtë të Shvercerave në Shkup, për të marrë kreun si drejtori i ri i klubit të mundjes në Cair. Një lëvizje kjo e cila nuk vjen papritur pasi bëhet fjalë për ish-mundësin që është shpallur kampion ballkanik dhe ka korrur rezultate pozitive në turnet e zhvilluara, ku nuk diskutohet titujt e fituar në Maqedoni.
Por asnjëherë nuk mund të dalësh kundër fatit dhe dëmtimet e shumta e kanë bërë Ramadanin që të tërhiqet përpara kohe. Nëse jeta të hedh me një dorë, të pret me tjetrën. Ëndrrën e lënë përgjysmë si mundës, Jusufi do ta vazhdojë si drejtori i ri i klubit të mundjes në Cair duke dhënë shumë nga njohuritë e tij për këtë sport. /Sport Ekspres/