Fotografia e marrë nga “Top Channel”
I shtrirë në spital duke marrë trajtimin shëndetësor dhe në një dhomat e spitalit në Turqi. Në këtë mënyrë Skënder Gega ka ndjekur ndeshjen e djeshme, atje ku Kukësi arriti që të fitonte në shifrat 2-4 kundër Vllaznisë. Një fitore që shijon po njësoj, ashtu si gjithmonë, por e përjetuar në një mënyrë krejtësisht së re dhe të paimagjinueshme më parë.
Gega nuk mund të shprehte emocionet e takimit lirisht dhe ashtu siç do të dëshironte, pasi ishte në shtratin e spitalit dhe vendosur kishte maskën e oksigjenit pas prekjes nga COVID. Por me një telefon celular ka një ka parë triumfin e verilindorëve që shkon padyshim si një dedikim për të në ndeshjen kundër Vllaznisë që deri tani po merrte duartrokitjet e të gjithëve në Superiore. /Sport Ekspres/