Kategoria e Parë, renditjet/ Tjetër humbje e thellë për Flamurtarin, nuk ia del as Dinamo

Kategoria e Parë ka zhvilluar disa nga ndeshjet e saj të kësaj jave në të dy grupet. Në grupin A ka pasur vetëm paqe mes ekipeve pasi të tre takimet janë ndarë në barazim. Partizani B-Korabi ishte e vetmja ndeshje ku u shënuan dy gola, ndërsa Besëlidhja-Burreli dhe Veleçiku-Dinamo përfundoi me rrjeta të paprekura.

Për të kaluar në grupin B atje ku Lushnja arrin që të mposhti Elbasanin në shifrat 0-1. Ajo që bie në sy është padyshim humbja tjetër e pastër e Flamurtarit që dorëzohet në shifrat 0-3 kundër Egnatias. Në këtë mënyrë vlonjatët e kanë thuajse të pamundur që të ngjiten në Superiore gjatë edicionit të ardhshëm. /Sport Ekspres/

Kategoria e Parë, Grupi A

Partizani B-Korabi 1-1 Bërdufi 76’/ Lala 51’

Besëlidhja-Burreli 0-0

Veleçiku-Dinamo 0-0

Kategoria e Parë, Grupi B

Elbasani-Lushnja 0-1 Xeka 45’

Besa-Turbina 2-0 Amarente 32’, Peqini 80’

Egnatia-Flamurtari 3-0 Magani 9’, Celhaka 43’, Shtubina 78’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *