Vedat Muriqi është kthyer si një idhull te Fenerbaçe. Ashtu siç edhe pritej, pasi gjigandët turq treguan besim të madh tek sulmuesi që kur e transferuan. Sipas asaj që raportuan mediat turke kohë më parë, Muriqi kishte pasur edhe një kërkesë.
Ai ndaloi në një farë mënyre vazhdimin e interesimit për Kolarov dhe Fejsa, dy lojtarët serbë që mund t’i bashkoheshin Fenerbaçes. E gjitha kjo pasi Muriqi kërkonte qetësinë në punën e tij dhe ndihej jo mirë nëse do të kryhej kjo merkato.
Pasi dëshira iu plotësua, lojtari i Kosovës bën edhe një tjetër sygjerim, duke marrë rolin e drejtorit sportiv në një farë mënyre. Ai ka sygjeruar transferimin e Ardian Ismajlit, me Fenerbaçen që e ka kthyer vëmendjen te mbrojtësi i Kombëtares. Gjithsesi, nuk do të ketë shumë probleme për Ismajlin që edhe nëse nuk shkon në Turqi, ka interesimin e shumë ekipeve në elitën e futbollit europian. /Sport Ekspres/