Lewandowski duket të jetë një bomber i lindur, ndërsa pavarësisht viteve që kalojnë, vazhdon të bëj atë që di më mirë: “Të dërgoj topin në rrjetë”. Jo pak, por 16 gola ka arritur të shënojë në 11 ndeshjet e para të Bundesligës për këtë sezon.
Por cili është sekreti i këtij lojtari? Kurimet janë deri në detaje, ndërsa gjithçka nis që nga pjesa që për shumë të tjerë mund të duket edhe si e parandësishme: “Gjumi”. Herë pas here kemi dëgjuar që për një trup që të jetë sa më në formë, kërkohet që edhe ky element jetësor të bëhet sa më i rehatshëm.
Lewandowski tregon edhe sekretin e marrë nga një person që ka takuar, në intervistën e dhëë për “Bild”: “Mësova se nuk duhet të ketë asnjë burim drite në dhomën e gjumit. Një mjek më tha që meqenëse shkruaj me dorën e djathtë dhe pika më e fortë është këmba ime e djathtë, gjumi në anën e majtë do të ishte një zgjidhje ideale për mua. Mundohem ta ndjek shumë këtë këshillë, por nuk është edhe aq e lehtë.
Sigurisht që trajnimi individual është gjithë çelësi i suksesit. Unë e njoh trupin tim në mënyrë të përsosur dhe e di se çfarë duhet të bëj dhe çfarë jo. Por pa harruar edhe gjërat e reja që nuk i kam bërë më herët. Tashmë duket se jam më i ri sesa mosha që kam. Koha ime më e mirë fillon tani dhe shpresoj se do të zgjasë për disa vjet”, ka thënë Leëandoëski. /Sport Ekspres/