Tirana do të përballet në transfertë kundër Skënderbeut në takimin e vlefshëm për javën e 13 të Superiores. Bardhebluve u duhet një fitore për t’u rikthyer sërish në garën e titullit dhe për të qenë në luftë për vendet e para të renditjes.
Tifogrupi i Tiranës, “Tirona Fanatics” ka bërë një reagim në faqen zyrtare duke kërkuar një mbështetje të madhe. Madje duke e etiketuar kundërshtarin edhe si “kërnackat” për ta ndezur më shumë këtë përballje. /Sport Ekspres/
Njoftimi i plotë
“Të shtunën ora 16:30 Tirona perballet kundër kërrnackave, nisja autobuzave bëhet te stadiumi “Selman Stermasi “ ne orën 11:00, bileta udhëtimit kushton 1000lek. Mos e lini pa ardhur, mos mungo,prezenca ështe më se e detyrushme. Vetëm për emrin e madh të Tiranës”.