Gjithmonë ka pasur shumë diskutime sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës, për bashkimin në një Kombëtare të vetme. Por tashmë realiteti është se dardanët janë një përfaqësuese më vete.
Gazetari dhe komentatori i njohur, Dritan Shakohoxha, ka një tezë të re. Në prononcimin e dhënë për “Pressing”, Shakohoxha është shprehur se Kosova duhet të ketë një fanellë në ngjyrat kuq e zi si zgjedhje të tretë.
“Kosova mund të ketë një fanellë me ngjyra kuq e zi. Pse të mos ketë një fanellë të tretë përshembull me këto ngjyra. Nuk është ligj që të ketë ngjyrat e flamurit edhe fanella. Shqipëria ka ngjyrat kuq e zi të flamurit por ndërresat e treta ka ngjyrat e bardha. Çka na lidh ne me ato ngjyra. Të shkojmë në Shkup në mars dhe të mbushim ulëset të mposhtim Maqedoninë”, shkruhet në raportimin e “Balkanëeb”. /Sport Ekspres/