Kontrata e trajnerit Reja ka skaduar te Kombëtarja, megjithëse pritet që të vazhdojë duke parë nivelin e mirë që kanë treguar kuqezinjtë me të. Gjithashtu edhe shumë elemente të fituar gjatë kësaj periudhe.
Por nga ana tjetër, një figurë e njohur e Kombëtares, Rudi Vata, ka hedhur një tjetër hipotezë. Teksa Skënder Gega po niset për të marrë aventurën e re në Jordani, Vata shprehet se trajneri kampion i Partizant mund të ishte një alternativë shumë e mirë për Kombëtaren, në prononcimin e dhënë për “RTSH Sport”.
“Reja ka bërë mirë, por nuk mund të themi që ka bërë gjëra që na japin shpresa. Ne mund të nisemi nga premtimet. Nuk mendoj që ekipi kombëtar ka nevojë për trajner ekspert. Prandaj ja bëra pyetjen trajnerit Gega, që është kampion i Shqipërisë. Ka prezencë dhe personalitet.
Pse jo të mos ia japin shansin këtyre njerëzve? Të ndërtojmë kulturën shqiptare. Ka njerëz të devotshëm që e duan shumë atë pozicion. Kapacitet janë të përafërta. Mund ta ndihmojnë Shqipërinë. Janë shqiptarë dhe duan të jenë aty ku Shqipëria e meriton të jetë”, ka thënë Gega. /Sport Ekspres/