Pak kohë më parë presidenti i Bayern Munich kërcënoi drejtuesit e Kombëtares së Gjermanisë se nëse në ndeshjet e rradhës nuk do të aktivizonin portierin Neuer, ai nuk do të lejonte më lojtarët e Bayern të shkonin në kombëtare. Fill pas kësaj deklarate, drejtuesitë e Gjermanisë kthen pllakën duke ulur sërish në stol Ter Stegen.
Ky i fundit fitoi një besim të verbër tek Kombëtarja aq sa për një moment “veteran” Neuer u duk në hije. Joachim Löw i besoi kritikëve në Gjermani të cilët shpreheshin se koha e Neuer ka perënduar dhe se portieri i Bayer duhet t’i lëri vendin të riut Ter Stegen. Porn ë ndeshjen e fundit ndaj Bjellorisisë, Neuer tregoi se nuk i ka humbur reflekset. Fillimisht një super goditje e pritur nga ai në minutën e 40’ kur rezultati ishte i barabartë, 0-0.
Me fillimin e të dytës Gjermani realizoi 3 gola teksa në minutën e 75’ Neuer realizoi pritjen e rradhës duke pritur penalltinë e sulmuesit Stavich. Ndonëse kundërshtari ishte i dobët ndaj Gjermanisë, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për paraqitjen e Neuer që tregon edhe njëherë se “optapodi” në port mbetet ai./Sport Ekspres/
Antes da Alemanha abrir o placar, Manuel Neuer fez essa defesaça. The best! https://t.co/Rb2VNwCZM3
— Bayern Galaxy (@BayernGaIaxy) November 16, 2019