Shqipëria do të luajë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e fundit për kualifikueset e Euro 2020 kundër Francës. Një përballje ku në lojë nuk do të jetë anjë objektiv në të dy palët, përveç atij objektivi moral të kuqezinjve që synojnë të lënë një shije të mirë te tifozët në një mbrëmje të veçantë që përkon me inagurimin e stadiumit më të ri “Air Albania”.
Trajneri Reja ka qenë i pranishëm në konferencën e sotme për shtyp së bashku me kapitenin Hysaj, ku ka folur mbi përballjen e nesërme
““Nuk mendoj se predispozicioni taktik është më e rëndësishmja në futboll. Janë futbollistët që e vendosin lojën. Përshembull Roshi është një lojtar që luan gjithmonë në krahë dhe nuk është diçka e re për të. Ne kemi mënyrën tonë si luajmë. Me këtë mënyrë mund të përballemi me çdo kundërshtar edhe me Francën. E dimë se si Franca mund të na vërë në vështirësi. Duhet të tregohemi të vëmendshëm në mbrojtje dhe të shfrytëzojmë çdo rast që na jepet në lojë.
Doja të komplimentoja Deshamp për arritjet e tij. Kam punuar shumë në klube në Itali dhe është një impenjim tjetër madje edhe në raport me mediat. Kombëtarja është diçka tjetër pasi takimet janë më rrallë dhe mund të kesh kohë të marrësh vendimet. Pesha bie e gjitha mbi trajnerin. Më vjen keq që nuk kam ardhur më parë të drejtoja Shqipërinë. Të kisha mundësi të njihja më mirë ekipin të punonim më shumë dhe për të përmirësuar shumë gjëra për të përballuar këtë grup. Mund të kishim marrë rezultate më të mira.
Në të ardhmen do të kemi rezultate më të mira, pasi ky grup e ka këtë potencial. Mungesa kemi. Cikalleshi Abrashi dhe Xhaka, por ky kontigjent na mundëson të kemi alternativa për të zëvendësuar këdo. Ata që do të hynë nesër do fushë do të jenë mëse të përgatitur për ta përballuar ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Franca është kampion bote por nuk është e pathyeshme. Ne kemi përgatitur planin tonë dhe strategjinë tonë, shpresoj ta shoh të realizuar në fushë”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/