19 ndeshje dhe 8 gola! Lojtari i Shqipërisë U-21 shkëlqen te Lece, drejtori i italianëve: Vetëm një tifoz i lokalit do të preferonte Fabregas para Berishës

Medon Berisha po bind gjithmonë e më tepër te Lece. Vetëm 19-vjeç dhe te moshat e Leçes ka arritur që të shënojë 8 gola dhe të jap 4 asiste në 19 ndeshje. Mesfushori me tipare sulmuese ka besimin e të gjithë drejtuesëve dhe pritet të kalojë në ekipin e parë.

Këtu mjafton të kujtojmë deklaratën e drejtorit të Leces, Corvino, kur Berisha firmosi me ta. “Vetëm tifozët e lokalit i shohin lojtarët nga emrat. Vetëm ata do të preferonin Fabregas përpara Berishës”. Në atë moment Como kishte zyrtarizuar Fabregas dhe Lece mori Medon Berishën për ta sjellë tek të rinjtë.

Vlerësime të mëdha kanë ardhur edhe nga mediat italiane që i kushtojnë vëmendje të veçantë këtij talenti për mënyrën sesi i zgjidh situatat për të arritur te goli. Berisha ka zhvilluar një takim me Shqipërinë U-21 dhe mbetet pjesë e Shpresave tona. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *