Rikthimi i mundshëm i Ibrahimoviç në Itali, Pescara i uron zyrtarisht mirëseardhjen sulmuesit  

Teksa janari është afër, merkatoja ka nisur të lëvizë me emrat e parë për klubet të cilat duan të përfitojnë nga të qenit “të parët” në tratativa. Zllatan Ibrahimoviç, ujku plak që çdo ekip do t’i hapte dyert, është zyrtarisht pa klub pas aventurës së tij në Amerikë. Për sulmuesin suedez është përfolur rikthimi i tij në Angli si dhe Itali, dy nga kampionatet që Zllatan i njeh mjaft mirë.

Por me interesimeve serioze, ka edhe vend për humor. Klubi i Pescarës i gjendur në Seria B, ka bërë një tentativë dëshpëruese duke shpresuar në fatin e Balotelit me Breshian. Në faqen zyrtare klubi me anë të një fotomontazh i ka ofruar mirëseardhjen sulmuesit duke shprehur se ngjyrat e fanellës i shkojnë. Deklarat humoristike e klubit vijnë pas zërave se Ibra mund t’i bashkohet Milanit ose Bolonjës për shkak të afrimitetit me trajnerin Mijhaloviç. /Sport Ekspres/