Humbi shansin për kualifikim, Shqipërisë U-19 i vijnë problemet nga porta

Shqipëria U-19 e mbylli fazën kualifikuese për Europianin në vendin e fundit në grup, megjithësëe Dede do të deklaronte se kuqezinjtë mund të arrinin kualifikimin për më tej, duke pasur parasysh edhe kontigjentin që kjo Kombëtare kishte në përbërje.

Megjithatë, përmbysja në shifrat 2-4 nga Islanda i shuajti të gjitha shpresat e mbetura. Me sa duket Dedes nuk i hyri në punë as ndërrimi i portierit në ndeshjen e fundit, teksa Dabjani nuk bëri sa duhej dhe mban peshën e fajit në 3 prej golave të kundërshtarëve. Të gjithë golat e islandezëve kanë ardhur në të njëjtën mënyrë, një krosim nga krahët dhe më pas topi që tund rrjetën e kuqezinjve. Goli i parë do të vinte si pasojë e një rrëmuje në zonë, ndërsa i dyti, po nga një harkim nga goditja e dënimit, portieri shqiptar bën një dalje të gabuar që i kushton Shqipërisë me gol.

Ndërkohë në rastin e golit të tretë këmi një mosreagim në kohë të portierit, i cili edhe pse i pozicionuar në anën ku shkoi topi, nuk reagon në kohën e duhur dhe e sheh sferën të ndalet pas shpinës së tij. Për të kaluar më pas te hezitimi në harkimin e islandezëve , prej nga do të shënohej edhe goli i katërt për ta. Një mëdyshje e portierit kuqezi që shkon drejt topit  dhe më pas tërhiqet sërish pas, duke I krijuar kështu lojtarit kundërshtar komoditetin e të dërguarit të topit në portë për herë të katërt në atë ndeshje./Sport Ekspres/