Tramezzani

Tramexani fiton për ditëlindje, debuton Ermir Lenjani
Para 3 ditësh Sioni u turpërua duke humbur 3-0 në Lituani ndaj Suduvas, në Ligën e Europës. Megjithatë, autokritika erdhi sot, sepse Sioni fitoi 1-0 në Lozanë, me një gol të shënuar në minutën e 33-të nga Shnojvli, një ndër afrimet kryesore të verës.

Fitore e rëndësishme për Sionin, që është me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para të kampionatit, ndërkohë që në minutën e 69-të trajneri Tramexani hodhi në fushë edhe Ermir Lenjanin, i cili duket se është që tani gati fizikisht, edhe pse ka firmosur vetëm pak ditë më parë.

Një fitore e bukur për Tramexanin, jo thjesht se fshiu humbjen europiane, por edhe sepse ishte ditëlindja e tij e 47-të.

Ndërkaq, Bazeli fitoi 3-1 ndaj Lucernës, me Taulant Xhakën që qëndroi 90 minuta në stol. Ishte fitorja e parë në kampionat për Bazelin, që u mund javën e shkuar.

Fiton sërish edhe FC Zyrihu, 2-1 ndaj Tunit, me përmbysje. Skuadra e Burim Kukelit është me pikë të plota pas dy ndeshjesh dhe Kukeli ishte sërish titullar, duke luajtur mjaft mirë dhe duke marrë edhe një karton të verdhë në pjesën e parë.

Humbja e turpshme, Tramexani ngushëllon tifozët me pica
Paolo Tramexani është një personazh i veçantë, nga ata që nuk kanë frikë të flasin hapur, t’i ndëshkojnë futbollistët duke i çuar në fabrikë në mëngjes herët për të kuptuar sa me fat janë, të komunikojë në mënyrë direkte e të hapur me tifozët.

Të enjten Sioni i tij u mund 3-0 në Lituani nga Suduva dhe i duhet një mrekulli mesjavën e ardhshme për t’u kualifikuar. Humbje e hidhur, sidomos për tifozët zviceranë që kishin pasur guximin të udhëtonin mbi 1000 km me avion drejt Marijampoles, qyteti i vogël ku u luajt ndeshja.

Mbrëmjen e ndeshjes, pas largimit kokulur nga stadiumi, tifozët dëshironin të hanin diçka, por në orën 10 të darkës gjithçka ishte e mbyllur.

Tifozët përfunduan në hotelin ku ishte skuadra, por as aty nuk punonte më restoranti.

Zgjidhjen e gjeti Tramexani: pica për të gjithë, paguar nga trajneri italian! Gjest i veçantë, që afron edhe më shumë trajnerin me tifozët.

Presidenti i Sionit: Duka më kërkoi Tramexanin
Presidenti i Sionit, Kristian Konstantin, ka lëshuar sot një intervistë për gazetën e njohur zvicerane Blick, ku ka folur për sezonin e ri, synimet në merkato dhe marrëdhënien me trajnerin e ri Paolo Tramexani.

Ish-ndihmësi i De Biazit në kombëtaren shqiptare kualifikoi Luganon për në Europa League në pak muaj në drejtim, duke mahnitur në Zvicër, ndaj Konstantin i ka besuar drejtimin e Sionit, që u mund në finalen e kupës nga Bazeli, por do të luajë në kualifikueset e Europa League.

I konsideruar presidenti “më i çmendur” në Zvicër, Konstantin zbulon ëndrrën e tij verore: “Nisëm bisedimet me Fernando Torresin, i cili dëshironte të luante rregullisht, por më pas Atletikos së Madridit iu bllokua merkatoja në hyrje, ndaj Torres duhej të qëndronte patjetër në Madrid”.

Duke folur për Tramexanin, Konstantin zbulon se marrëveshja me italianin u frenua për një moment nga largimi i De Biazit nga Shqipëria: “Ramë dakord për gjërat thelbësore, mungonin vetëm detaje të vogla, por më pas Federata Shqiptare e Futbollit i bëri Tramexanit një ofertë, pas dorëheqjes së De Biazit. Presidenti Duka më telefonoi, për të parë nëse isha i gatshëm ta lija të lirë Paolon. Kjo ishte arsyeja pse zyrtarizimi i Tramexanit u vonua pak”.

Zyrtare, Tramexani firmos për Sionin
Presidenti Armand Duka, ndoshta edhe për të mos u zgjatur shumë me gazetarët, deklaroi dje se edhe Tramexani mund të ishte një opsion për të pasuar Xhani De Biazin, kur u pyet për këtë çështje.

Megjithatë, duket qartë që ka qenë një deklaratë sa për të kaluar radhën, sepse Tramexani prej kohësh i ka dhënë fjalën Sionit dhe sot 46-vjeçari ka firmosur zyrtarisht.

Sezonin e fundit Tramexani bëri një mrekulli te Lugano, duke e marrë në janar në fundin e tabelës dhe duke e mbyllur në vendin e tretë në Superligë.

Tramexani merr me vete në Sion gjithë stafin që kishte në Lugano, por pritet të marrë edhe ndonjë lojtar prej aty, edhe pse ka pak shanse të marrë Sadikun e Alioskin, tepër të shtrenjtë.

ZYRTARE/ Tramexani lë Luganon, “shi” ofertash drejt tij
Paolo Tramexani nuk është më trajner i Luganos. Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit në kombëtaren shqiptare ka vendosur ta mbyllë si hero, sepse në vetëm pak muaj në drejtim e ngjiti Luganon nga zona e ftohtë në vendin e tretë në renditje, duke e kualifikuar për në Europa League. Një mrekulli i vogël, ndihmuar edhe nga Armando Sadiku, goditja e madhe e Tramexanit në janar.

“Dje u takova me Paolon dhe dëgjova arsyet e tij. Vendimi i përbashkët është prishja e marrëveshjes, duke zbatuar dëshirën e tij. Dua të kem një marrëdhënie të mirë me të. Shpresoja ta mbaja, nuk dua të hedh atë që është bërë. Trajneri i ri duhet të ketë karakteristikat e Paolos, të jetë i zoti t’i motivojë në maksimum lojtarët. Bëra një mrekulli duke e marrë Tramexanin, por ka ardhur koha që të hedhë një hap më tej, sepse ai do shkojë në një klub më të madh, me pagë më të lartë. Nëse ndonjë lojtar do të dëshirojë të largohet me trajnerin, do të bisedojmë”, e nisi në konferencën për shtyp mbajtur sot në Lugano presidenti Anxhelo Renxeti.

Më pas, fjalën e mori Tramexani: “Falënderoj presidentin. Përtej gjithçka ndodhi, forca jonë ka qenë ajo e të folurit dhe të përballurit me njëri-tjetrin. Marrëdhënia jonë ka qenë e rëndësishme që në fillim. Ai më lejoi të nisja karrierën si trajner i parë. E lë Luganon në Europa League dhe ky është një rezultat i bukur, por edhe më i bukur është raporti që kam pasur me gjithë klubin. Diferencën e bënë djemtë, që kanë ndryshuar lëkurë pa asnjë problem.

“Arsyet e largimit? Në dy vite e gjysmë kontratë që kisha, plani ishte mbijetesa dhe vitin pasardhës diçka më shumë. Kemi arritur gjithçka me një shpejtësi marramendëse, ndaj mendoj se e arrita objektivin afatgjatë, edhe pse për presidentin kam menduar vërtet të qëndroj. Kam marrë shumë oferta dhe dua ta nis nga zero. Ka qenë një projekt rritjeje i pabesueshëm. Brenda meje do të ruaj përgjithmonë atë që kam marrë nga këta djem. I falënderoj të gjithë, sepse ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Ma bëri zemrën mal përqafimi i marrë nga qyteti. Është e vërtetë, kam bërë edhe gabime, por kam dhënë gjithçka dhe jam krenar për eksperiencën e përjetuar. Tani dua ta nis nga zero, nuk kam frikë nga eksperiencat e reja, do të jap gjithçka, si zakonisht”.

Tramexani ka kritikuar gazetarët: “Nuk kam folur sepse nuk më keni kuptuar, më keni kritikuar shpesh dhe nuk keni dhënë gjithçka për të kuptuar situatën. Uroj që të gjeni një trajner më të mirë se unë, që të bëjë gjithçka për ju, t’u japë formacionin dhe të pijë kafe me ju”.

Sot “Sport Ekspres” raportoi se Tramexani ka kontakte me Hamburgun dhe oferta është serioze https://sportekspres.com/tramexani-ribashkohet-me-mavrajn/, por ndërkohë në garë janë edhe klube të tjerë, nga Superliga e Zvicrës dhe nga Italia, ku Novara ka bërë një tentativë zyrtare.