Pollozhani

VIDEO | Pollozhanit i anulohet goli i karrierës, gjykoni vetë!
Artim Pollozhani mund të ketë realizuar një prej golave më të bukur të karrierës së tij sot ndaj Kukësit. Flasim për një mesfushor i cili më 25 qershor do të mbushë 37 vjeç dhe jo për një sulmues. Në minutën e 49-të, shqiptari nga Maqedonia mahniti me një lëvizje fantastike në zonën e Kukësit, duke përshëndetur rrjetën.

Festa zgjati shumë pak, pasi Olsi Sokoli sinjalizoi lojë të rrezikshme. Shikoni vetë pamjet dhe gjykoni, por e sigurt është se lojtari i kuqezinjve do ta mbajë mend këtë gol të anuluar, i cili ishte spektakolar. A duhej të anulohej goli? në Shqipëri të gjithë jemi të aftë të gjykojmë një rast të tillë!

Probleme për Flamurtarin, kuqezinjtë “u dëmtuan” në 4 minuta
Sikur të mos mjaftonte humbja me Kastriotin e vendit të fundit, Laçi bëhet me dhimbje koke që sot për ndeshjen e javës së ardhshme. Skuadra vlonjate do të presë në shtëpi Laçin, por do të ketë jo pak mungesa të rëndësishme.

Idriz Batha, Meti Useini dhe Artim Pollozhani janë mungesa të sigurta ndaj bardhezinjve. Të tre këto futbollistë u ndëshkuan në harkun kohor të 4 minutave ndaj Kastriotit, duke plotësuar kështu numrin e kartonëve të verdhë. Andi Koçi  nuk u krusye aspka në ndeshjen e djeshme, duke dhënë plot 11 kartonë të verdhë për të dyja ekipet.

Një problem shumë i madh për Ilir Dajën që do i duhet të plotësojë një gropë të madhe në mesfushën e skuadrës së tij. Si Batha, ashtu edhe Useini dhe Pollozhani janë lojtarë me shumë eksperiencë, ndaj mungesa e tyre është një “hall” më vete.

Bushiç mesazh Kamzës, Pollozhani e ka me arbitrat
Në konferencën për shtyp, përkrah trajnerit të Flamurtarit Ilir Daja, ishte dhe kapiteni Tomislav Bushi si dhe Artim Pollozhani. Fillimisht ishte kroati ai i cili mori fjalën dhe komentoi pritshmëritë që ka për sfidën me skuadrën nga periferia e kryeqytetit. Bushiç u shpreh i bindur se skuadra e tij do tentojë vetëm fitoren në këtë takim, duke lënë pas krahëve atë ndeshje në Laç.

“Kamza ka një grup lojtarësh me eksperiencë dhe cilësor. Kemi një luftë me Kamzën dhe ekipi është gati për të marrë maksimumin. Në Laç luajtëm një ndeshje të mirë, por një gabim në goditje standarde u ndëshkuam. Kishim disa raste për të shënuar dhe nuk i shfrytëzuam. Ajo ndeshje është lënë pas dhe tani shohim para. Kampionati është i gjatë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të kërkojmë fitoren”.

Më pas ishte Pollozhani, i cili u ndal tek rasti i 11-metërshit që vlonjatët pretenduan në takimin me Laçin. Mesfushori deklaroi se që të jepet një 11-metërsh për skuadrën e tij duhet që të jetë 200%, por në të njëjtën kohë kërkon një gjykim sa më të drejtën në sfidën e nesërme.

“Në fushë nuk e kisha shumë të qartë se çfarë ndodhi, por nga pamjet filmike shihet qartë se ishte 11-metërsh. Gjithsesi, ne jemi mësuar, të paktën këtë një vit e gjysmë që jam unë këtu, që për Flamurtarin duhet të jetë 200% penallti. Nuk e di se çdo të ndodhë në Kamzë, por uroj të jetë një gjykim korrekt dhe ai që e meriton në fund të marrë fitoren”.

Bushiç e Pollozhani: Blerje cilësore, do të na ndihmojnë shumë
Flamurtari është kthyer nga Turqia mbrëmë vonë dhe menjëherë është nisur nga Rinas për në Vlorë, duke spostuar vëmendjen te sfida e së premtes kundër Partizanit. Në Rinas për Supersportin folën kapiteni Tomisllav Bushiç dhe veterani Artim Pollozhani, të cilët u ndalën të merkatoja.

Bushiç

“Kemi kryer një fazë përgatitore të rëndësishme, për të punuar në qetësi dhe për të kryer stërvitje edhe me afrimet e reja. Janë lojtarë cilësorë, do të na ndihmojnë shumë”.

“Synimi? Duam të kthehemi në kupat e Europës, ky është prioriteti. Nuk përjashtoj asgjë, nëse do të ecim me ritëm të mirë dhe Skënderbeu do të gabojë, por së pari duam kualifikimin në Europa League”.

Pollozhani

“Kushte komode, fushat, hoteli, të gjitha. Ishte një fazë pozitive, kemi marrë ngarkesën e duhur dhe jemi përgatitur mirë për pjesën e dytë të kampionatit. Qëllimi i Flamurtarit është t’i marrë ndeshjet njëra pas tjetrës, të mundohemi të japim gjithçka për atë fanellë dhe objektiv të veçantë nuk ka ende, është shumë herët.

Afrimet? Janë pozitive, janë lojtarë me bagazh mjaft të mirë teknik, si Muarem dhe Gafuri, por edhe Nedeljkoviç e Zuka. Mendoj se do na ndihmojnë shumë për të rritur nivelin në pjesën e dytë të kampionatit”.

Pollozhani: Na mungojnë 2 pikë, Flamurtarin e shoh në Europë
Mesfushori i skuadrës vlonjate: Kampionat i paparashikueshëm. Kemi një grup serioz dhe të përkushtuar, në Shkodër marrim rezultat pozitiv

Elton Nika

Në këto katër javë Flamurtari ka marrë shtatë pikë dhe ndodhet në pozita të mira, 3 pikë larg vendit të parë, por ajo që vazhdon të djegë në kampin vlonjat është ai barazim me Luftëtarin në shtëpi. Ishte një ndeshje, ku skuadra kuqezi duhej të kishte fituar dhe nëse do ta kishte bërë, do të kishte moral më të lartë për të bërë diçka serioze këtë sezon. Megjithatë, shpresat dhe mundësitë janë sërish, sepse përpara janë shumë ndeshje. E thotë këtë në një intervistë për “Sport Ekspres” Artim Pollozhani, lojtari afruar këtë verë në Vlorë. Ai ka ardhur te Flamurtari me një eksperiencë të madhe dhe është një nga titullarët më të rëndësishëm të skuadrës, pasi luan në mesfushë dhe në mbrojtje.

– Artim, 4 ndeshje dhe 7 pikë për Flamurtarin. Si e vlerësoni startin e kampionatit?

– Nëse u rikthehemi ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, duhet të kishim më shumë pikë në renditje. Kemi shtatë pikë dhe jemi në një pozicion të mirë, por në katër ndeshje mund dhe duhej të kishim marrë diçka më shumë. Kemi pasur mundësi për të qenë më mirë në renditje.

– Ai barazimi me Luftëtarin duket se ju “djeg” ende…

– Mendoj se po. Po ta kujtosh atë ndeshje, ishim ne që e kemi qarkulluar topin, kemi pasur rastet më të mira, veçanërisht në pjesën e dytë. Tri pikët i kërkuam sapo hymë në fushë, por në fund morëm vetëm një. Nëse do të kishim edhe ato dy pikë, do të ishim në një tjetër pozicion në renditje. Megjithatë, çfarë iku nuk duhet të mendohet sërish, tashmë të shohim vetëm përpara.

– Dhe përballë në ndeshjen e radhës është Vllaznia. Çfarë mendimi keni për këtë ndeshje në transfertë?

– Kundërshtari ynë i radhës është një skuadër me shumë emër në futbollin shqiptar, një skuadër me histori. Ndeshja luhet në një stadium mjaft të mirë, që të lejon të zhvillosh lojën tënde. Vllaznia, edhe pse në dy ndeshjet e fundit nuk ka bërë mirë, nuk do të thotë asgjë, sepse mbetet një kundërshtar mjaft i vështirë, një skuadër me lojtarë cilësorë. Por kemi objektivat tona dhe pavarësisht vlerësimit që kemi për Vllazninë, do të kërkojmë të marrim maksimumin.

– Janë luajtur katër javë në Superligë, si e shihni kampionatin shqiptar?

– Një kampionat mjaft i vështirë dhe krahasuar me periudhën kur kam luajtur këtu, është rritur. Ndryshimet mes skuadrave janë të pakta. Dakord, ndoshta ndryshim ka Skënderbeu, për vetë faktin se është rritur nga viti në vit dhe ka shkuar deri në Europa League. Pra, është një skuadër që mendoj se është diçka më lart se të tjerët, pastaj ndryshimet janë të vogla. Skuadrat janë aty-aty dhe është një kampionat, ku mund të vijë çdo rezultat, madje edhe surprizat nuk mungojnë nga java në javë.

– Më i fortë nga sa e prisnit?

– Po, po, më i fortë. Nuk mund të mendosh dot një rezultat. Një skuadër humbet në shtëpi dhe pastaj shkon edhe fiton në transfertë. Kjo tregon se ky kampionati do të jetë shumë i fortë, këtë e kanë treguar edhe katër javët e para. Duhet të luftosh fort në çdo ndeshje. Asnjëherë nuk mund të parashikosh saktë një ndeshje, sepse surprizat janë brenda.

– Ky Flamurtar, sipas jush, deri ku mund të shkojë?

– Është ende shpejt, por kjo skuadër është shumë serioze, në gjirin e skuadrës ka lojtarë profesionistë dhe mjaft cilësorë. Natyrisht, janë luajtur vetëm katër javë dhe deri në fund të kampionatit duhet shumë, shumë punë. Megjithatë, e shoh skuadrën mjaft serioze dhe të përkushtuar për të arritur atë që dëshirojmë. Në fund bëhen llogaritë, por kupat e Europës i duam të gjithë.

– Me Vllazninë ditën e enjte, çfarë parashikoni?

– Do të kërkojmë të bëjmë maksimumin dhe të marrim një rezultat pozitiv. Gjithçka e vendos fusha, por besoj se do të kthehemi me pikë në Vlorë.

Pollozhani: Absurditeti shqiptar, të gjithë stërviten në bar artificial!
Mesfushori veteran i Flamurtarit, Artim Pollozhani, është një futbollist me peshë të madhe te Flamurtari dhe kjo u pa në Durrës, sepse shqiptari nga Maqedonia luajti si qendërmbrojtës dhe e bëri në mënyrë perfekte. Shkaktoi një penallti, e vërtetë, por a ishte e tillë? Realisht jo, sepse gaboi anësori. Ky mbetet pengu i Pollozhanit, i cili në Supersport deklaroi: “Jemi shumë të kënaqur, Teuta është një rival shumë serioz, që e ka nisur shumë mirë sezonin. Shënuam dy gola dhe kemi luajtur mjaft mirë, por ndeshja u hap nga një penallti inekzistente. Ekipi është i ri, por shumë cilësor dhe trajneri Duro ka bërë një punë shumë të mirë, ndaj na duhet vetëm pak kohë. Synimi është të fitojmë ndonjë kupë, ose të dalim në Europë, sepse ka vite që Vlora ka vite që ka pasur turbullira dhe nuk ka parë suksese, ndaj shpresoj që këtë vit të bëjmë diçka të mirë.

“Penalltia e pretenduar nga Teuta në pjesën e parë nuk qëndron sepse kam zgjatur gjithë shpatullën, ndërsa penalltia e dhënë është inekzistente, nuk ka nevojë për koment, duket qartë që kam qenë jashtë zone. Arbitri kryesor dha faull jashtë zone, pastaj anësori ia ndryshoi vendimin. Isha i sigurt që nuk ishte penallti dhe i thashë kryesorit që po gabohej dhe do bindej kur të shihte përsëritjen në video. Është normale të gabohet, por duhet më shumë kujdes nga arbitrat.

Pollozhani evidenton diçka që i duket absurde në Shqipëri: “Kthehem për herë të tretë në Shqipëri dhe niveli është rritur ndjeshëm. Më bën shumë përshtypje që fushat e stërvitjes në shumë qytete janë me bar sintetik. Kjo është e papranueshme, ai është opsioni i fundit për stërvitje, sepse vetëm Korça ka periudha me dëborë në dimër”.

Artim Pollozhani prezantohet te Flamurtari
Ashtu si ishte paralajmëruar prej ditësh, Artim Pollozhani është tashmë zyrtarisht i Flamurtarit. Mesfushori 35-vjeçar në fund të qershorit u nda nga Shkëndija dhe tani firmos në Vlorë.

Pollozhani është shqiptar dhe kjo është arsyeja madhore pse Shpëtim Duro e ka përzgjedhur, pasi ka mësuar lajmin se shqiptarët e Maqedonisë nuk konsiderohen më të huaj në Superiore.

Arsye tjetër është eksperienca e tij e jashtëzakonshme si mesfushor para mbrojtjes, por edhe si qendërmbrojtës nëse nevojitet.

Prej vitit 2012 te Shkëndija, Pollozhani ka qenë gjithnjë titullar, ndërkohë që në CV ka dhe kampionate si ai gjerman, ai kroat e ai rus. Edhe Shqipëri, sepse në pjesën e parë të vitit 2008 luajti te Dinamo, në huazim nga Koblenci gjerman.

Dje Pollozhani u kushtoi një letër të hapur tifozëve dhe Shkëndijës:

https://sportekspres.com/pollozhani-leter-lamtumire-shkendijes-do-mbetet-gjithmone-kuqezi/

Ndërkaq, sot “Sport Ekspres” ka publikuar intervistën e parë të Pollozhanit si “vlonjat”, ku ndër të tjera u shpreh: “Po, ka qenë profesor Duro arsyeja që do t’i bashkohem Flamurtarit. Njihemi shumë mirë bashkë prej te Shkëndija, por më besoni që profesori është profesionist dhe ka besim tek unë që do e ndihmoj ekipin. Këtë gjë shpresoj edhe vetë unë. Ai gabon shumë pak në lëvizje ose fare. Unë i siguroj edhe profesorit, edhe të gjithëve në klub, që do të jap maksimumin në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje”.

https://sportekspres.com/pollozhani-flet-si-vlonjat-me-shihni-ne-fushe-do-ta-ndihmoj-flamurtarin/

Pollozhani flet si vlonjat: Më shihni në fushë, do ta ndihmoj Flamurtarin
Mesfushori kalon nga kuqezinjtë e Tetovës tek ata të Vlorës: Më kërkoi Duro, detyrim edhe më i madh për të dhënë maksimumin

Intervistoi: Vladimir Prenga

Artim Pollozhani pritet të jetë sot në Vlorë dhe të nënshkruajë kontratën që e lidh atë me Flamurtarin. Ish-lojtari i Shkëndijës së Tetovës, që në kampionatin shqiptar ka provuar të luajë edhe me Apoloninë e Dinamon, rikthehet pas shumë vitesh në Shqipëri dhe e bukura është që do të jetë pjesë e vlonjatëve, ku edhe ka zhvilluar ndeshjen e parë në vendin tonë, asokohe pjesë e fierakëve. Tani nis një kapitull tjetër dhe për “Sport Ekspres” Pollozhani ka treguar fillimet e tij në Superiore, arsyen pse iu bashkua Flamurtarit dhe synimet e tij në këtë eksperiencë të re.

-Artim, pas 15 vitesh do të riktheheni sërish në Shqipëri. E kishit menduar që do të ndodhte kjo, sidomos në një moshë të tillë 35-vjeçare që jeni ju?

Po e vërtetë, pas shumë vitesh rikthehem përsëri në kampionatin shqiptar. Ka edhe një kuriozitet, që rikthehem në stadiumin ku kam bërë ndeshjen e parë në Shqipëri, në një ndeshje Flamurtari-Apolonia. Ka qenë viti 2011 ose 2002, nuk më kujtohet ekzaktësisht. Normalisht që jam shumë i lumtur. Vetë fakti që rikthehem në këtë moshë, do të thotë për një regjim maksimal nga ana ime, si në aspektin e stërvitjeve ashtu edhe të jetës sportive.

-Çfarë kujtoni nga eksperienca juaj e parë në Shqipëri me Apoloninë dhe Dinamon?

Kujtoj çdo herë insistimin e presidentit të atëhershëm të Apolonisë, zotin Fatmir Kajolli, për të më marrë mua në ekip dhe unë në çdo intervistë timen e falënderoj publikisht. Ka qenë një vit i suksesshëm në Fier, pastaj me Dinamon me Dinamon fituam një kupë si dhe kampionatin në atë finale me Partizanin, që nuk e harroj asnjëherë. Kam qenë në dy klube mjaft me vlera për mua personalisht, ndaj edhe më vjen keq që nuk janë pjesë e Superiores.

-Gjatë kësaj periudhe, a e keni ndjekur futbollin shqiptar?  Si ka ndryshuar ai?

Unë edhe kur kam qenë në Gjermani, në Rusi apo Kroaci, e kam ndjekur zakonisht. Më bën përshtypje infrastruktura e stadiumeve, që janë në nivel. Por kam mundur të dëgjoj prej shokëve që mungon akoma profesionalizmi nëpër ekipe.

-Tanimë do të nisni një aventurë të re në Vlorë. Nuk do mend për të kuptuar se trajneri Duro ka qenë një nga arsyet e kësaj lëvizje, por a kishte diçka tjetër që ju bindi për ta hedhur këtë hap?

Po, ka qenë profesor Duro arsyeja që do t’i bashkohem Flamurtarit. Njihemi shumë mirë bashkë prej te Shkëndija, por më besoni që profesori është profesionist dhe ka besim tek unë që do e ndihmoj ekipin. Këtë gjë shpresoj edhe vetë unë. Ai gabon shumë pak në lëvizje ose fare. Unë i siguroj edhe profesorit, edhe të gjithëve në klub, që do të jap maksimumin në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje.

-Ndoshta edhe ngjyrat kuqezi mund t’i rendisni si arsye…

Patjetër që po. Të kuptohemi, unë respektoj çdo klub, çdo sportist. dhe ndihem i lumtur që do jem pjesë e një ekipi si Flamurtari.

-Besoj i keni ndjekur lëvizjet në merkato. Flamurtari është rindërtuar nga zero, por ka ambicie: A janë te justifikuara këto ambicie, nëse nuk ke një skuadër të ndërtuar prej vitesh?

Është e vërtetë që një ekip i ri do kohë për të pretenduar për majat e klasifikimit, por profesor Duro jo pa qëllim merkaton e bën me lojtar që i njeh. Do ju tregoj një fakt. Kur profesor Duro ka ardhur te Shkëndija herën e parë, në fazën e parë ishim duke rënë nga kategoria, ndërsa në fund të kampionati dolëm në vend të katërt, duke marrë pjesë në kupat e Europës. Kjo ndodhi në 14 ndeshje.

-Duke parë lojtarët që po afron Duro dhe me disa emra që priten, a ju bezdis fakti që mund të qëndroni edhe në stol, apo prisni formacionin?

Nuk besoj se ka futbollist që nuk do të luajë. Tani unë mendoj që nuk duhet parë mosha, por ajo çfarë jepet në fushë. Unë jam i mendimit që unë do e ndihmoj Flamurtarin.

Së fundmi, deri ku mund të arrijë ky Flamurtari dhe a është ky stacioni i fundit në karrierën tuaj?

Unë mendoj që me këtë kontigjent futbollistesh dhe me një fazë përgatitore të mirë, besoj që do arrijmë shumë gjëra të mira. Sa i përket karrierës, jo rastësisht ju thashë që ndeshjen e parë e kam zhvilluar në stadiumin e Vlorës. Mbase Zoti ma sjell që ta mbyll në Vlorë. Shpresoj për një kampionat të suksesshëm, pastaj punën e karrierës e vendosim pas kampionatit.

Pollozhani, letër lamtumire Shkëndijës: Do mbetet gjithmonë kuqezi
Artim Pollozhani e ka mbyllur aventurën me Shkëndijën e Tetovës, ku luante prej vitit 2012, duke qenë një lojtar shumë i rëndësishëm. Tani mesfushori i njohur bëhet gati për të nisur një aventurë të re, në Shqipëri, te Flamurtari i Vlorës. Para transferimit në Vlorë, Pollozahni ka shkruar një letër të hapur për Shkëndijën dhe tifozët e saj, një letër prekëse, që tregon lidhjen e fortë të mesfushorit veteran me klubin tetovar…

LETRA E POLLOZHANIT

Në jetë shpesh dëgjojmë thënien se “çdo fillim ka një fund” dhe unë tani po përballem me fundin e një historie shumë të bukur dhe domethënëse në jetën time profesionale.

Nuk e kisha menduar kurrë këtë ndjenjën e ndarjes me klubin ku kalova vitet më të lumtura të karrierës sime, Shkëndijën.

Kjo ndjenjë që më jep përshtypjen se po iki nga shtëpia ime, duke lënë pas një të kaluar që përmban gjithçka. Suksese e dështime, momente gëzimi e dëshpërimi, rënie e ngritje, por që mbi të gjitha mbizotëron krenaria për gjithë atë që përjetova me këtë skuadër.

Shkëndija u bë shtëpia ime e dytë, ndërsa pjesëtarët dhe tifozët e saj si pjesë e familjes sime. Prandaj kjo ndarje po më dhemb, por gjithsesi jam i vetëdijshëm se një ditë do të ndodhte.

Tani më kur edhe zyrtarisht unë nuk jam pjesë e këtij klubi, dua të them se ndjehem jashtëzakonisht krenar për gjithçka që bëra për klubin dhe atë që skuadra bëri për mua. Largohem me krenari të madhe si një prej futbollistëve të rrallë që ka regjistruar mbi 200 ndeshje zyrtare në fanellën “kuqezi”, dhe sa të jem gjallë do të mbaj mend sukseset dhe gëzimet, sepse gjërat negative i kam fshirë nga memoria. Ndoshta pengu i vetëm më mbetet titulli i kampionit si lojtar aktiv i kësaj skuadre, por nuk dyshoj se Shkëndija do e fitojë atë dhe unë do të gëzohem njëjtë sikur të jem aty.

Sot, kur duhet të them lamtumirën time, ndjej përgjegjësinë morale të falënderoj të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar gjithë këto vite. Bashkëlojtarët, trajnerët, personelin teknik, kryesitë dhe më të rëndësishmit, tifozët e zjarrtë “Ballistët”. Ju ishit dhe do të mbeteni pjesë e zemrës sime, pasi ajo i përket kësaj skuadre që më dha aq shumë. Kam luajtur edhe në vende tjera, por Shkëndija ishte dhe mbetet diçka ndryshe.

Klubit të futbollit Shkëndija i uroj gjithë të mirat në të ardhmen, pasi ai sponsor, ai qytet dhe ajo tifozeri meritojnë fitore dhe tituj. Nuk dyshoj se skuadra do të vazhdojë rritjen në të ardhmen, ndërsa unë gjithmonë do të jem një tifoz i madh i Shkëndisë sime.

Me shumë respekt, mirënjohje dhe falënderim, i juaji Artim Pollozhani.

Mbi të gjitha Shkëndija.

Flamurtari kërkon eksperiencë, nga Shkëndija vjen edhe Pollozhani
Pas mesfushorit brazilian Zhufo, i cili premton cilësi dhe fantazi në aspektin ofensiv, Flamurtari i merr edhe një futbollist tjetër Shkëndijës së Tetovës.

Bëhet fjalë për mesfushorin Artim Pollozhani, tashmë 35-vjeçar, por me një rendiment të shkëlqyer prej shumë vitesh.

Pollozhani është shqiptar dhe kjo është arsyeja madhore pse Shpëtim Duro e ka përzgjedhur, pasi ka mësuar lajmin se shqiptarët e Maqedonisë nuk konsiderohen më të huaj në Superiore.

Arsye tjetër është eksperienca e tij e jashtëzakonshme si mesfushor para mbrojtjes, por edhe si qendërmbrojtës nëse nevojitet.

Lajmin e konfirmon edhe trajneri Shpëtim Duro, duke folur në Supersport: “Kam përshtypjen që sot skuadra është më e plotë me ardhjen e Sidibes dhe Kamarasë. Por i fundit që do të vijë është Artim Pollozhani, një futbollist që në edicionin e fundit ka qenë stabël me Shkëndijën. Pollozhani është një futbollist polivalent që mbulon disa role dhe ka një gjendje të mirë fizike.”

Prej vitit 2012 te Shkëndija, Pollozhani ka qenë gjithnjë titullar, ndërkohë që në CV ka dhe kampionate si ai gjerman, ai kroat e ai rus. Edhe Shqipëri, sepse në pjesën e parë të vitit 2008 luajti te Dinamo, në huazim nga Koblenci gjerman.