Ngoo

“Hajde te Partizani”, ngacmime në Instagram midis Ngo dhe tifozëve të kuq
Majkëll Ngo është ndër futbollistët më aktivë në rrjetet sociale. Sulmuesi anglez ka shpërndarë së fundmi disa foto ku u përgjigjet fansave të tij të shumtë në “Instagram”. Në një prej pyetjeve dikush i shkruan: Hajde  te Partizani, te klubi më i madh në Shqipëri.

Ngo nuk ngurron të përgjigjet duke shkruar: Pa dashur të fyej Partizanin, por Tirana është klubi më i madh në Shqipëri, fakt.

Teksa çështja e së ardhmes së sulmuesit mbetet ende pezull, Ngo vazhdon të japë sinjale për rikthim teksa u përgjigjet në mënyrë të vazhdueshme tifozëve bardheblu që e kontaktojnë në rrjetet sociale.

Hasani kthehet në çështje, Ngo ndërhyn nga Anglia
Edon Hasani është njeriu i momentit te Tirana, por jo më për golat e tij. Një zënkë në stërvitje e sulmuesit shkodran (lexo këtu) ka trazuar situatën në klubin bardheblu. Në dijeni të ngjarjeve është dhe anglezi Majkëll Ngo.

Ky i fundit nuk i është bashkuar akoma skuadrës në fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë, por nëpërmjet postimeve në rrjetet social ka dhënë një mesazh mbështetës për futbollistin shkodran me të cilin ndan një raport shumë miqësor.

“Edhe të verbrit e panë rëndësinë tënde sezonin e kaluar! Qëndro i qetë. Të vërtetët i njohin të vërtetit! Zoti është me ty”, shkroi anglezi në mbishkrimin e një postimi ku ai shfaqej në foto me Hasanin.

Nga Hungaria në Kroaci, Matraxhiu zbulon prapaskenat e Asanit dhe Ngo
Andi Matraxhiu, një prej menaxherëve më të njohur të Superiores ka komentuar mbi merkaton e klubeve shqiptare në emisionin “Pressing” në “Abc News”. Në emision, Matraxhiu zbuloi disa prapaskena interesante.

ASANI – “Futbollisti i Partizanit Jasir Asani nuk është në menaxhimin tim, por di që është parë nga një skuadër në hungareze që merr pjesë në Kupat e Europës. Erdhi një përgjigje shumë pozitive për kualitetin e lojtarit, por kishte një problem në thonjëza racist. Trajneri i tyre është serb dhe po kështu i gjithë stafi i tij dhe një pjesë e lojtarëve. Nuk e bënë përfundimtare që kjo ishte një problem, por logjika të çon që ata nuk e dëshirojnë diçka të tillë. Asani është në kontratë me Partizanin dhe ka një klauzolë largimi shifrën e secilës s’mund ta bëj të ditur”.

TIRANA DHE NGO – “S’mund të them se Tirana ka bërë lëvizje të mira për një arsye, sepse ka mbuluar kokën dhe është zbuluar nga poshtë. Me aq sa kam unë informacion Majkëll Ngo është pranë një transferimit te Lokomotiva e Zagrebit. Kontrata e tij 2-vjeçare me Tiranën ka përfunduar. Kam një informacion që midis menaxherëve të Dungës dhe presidentit Refik Halili ka pasur një bisedë dhe ka akord, por ka një problem pasi për lojtarin ka dhe një ofertë nga Kukësi”.

“Qeni i tërbuar” Ngo: Goli i Hasanit? Unë i thashë…
Tirana mori një triumf jetik një ditë më parë në transfertën e vështirë të Laçit, ku arriti të fitojë me shifrat 1-3. Ndeshja ishte spektakolare dhe me shumë raste, por në sy më së shumti ra goli i tretë i bardhebluve, një perlë e vërtetë e Edon Hasanit.

Pikërisht lidhur me këtë gol, ka reaguar edhe Majkëll Ngo. Gjiganti i sulmit ka postuar në llogarinë e tij në Instagram golin, ku bashkangjitur postimit ka vendosur dhe një shkrim. “Meqë ra fjala, i thash Edonit të gjuante, sepse nuk mund të bashkohesha në atë sulm. Vrapova si një qen i tërbuar sot (dje)”.

Vlen për t’u përmendur që pavarësisht triumfit të djeshëm, Tirana ende nuk e ka siguruar qëndrimin mes më të mirëve, teksa në ndeshjen e fundit pret Flamurtarin, ndërsa Kastrioti luan ndaj Kukësit.

Mema: Të merremi me futboll jo rrugaçëri. Kush sulmon Tiranën do ketë pasoja
Ardian Mema do të rikthehet ta drejtojë Tiranën nga pankina pas shlyerjes së gjysmës së dënimit nga klubi i Tiranës. Në daljen për shtyp për takimin e nesërm ndaj Laçit, trajneri kryeqytetas foli mbi arbitrimin dhe sherrin në përballjen e kaluar me kurbinasit.

NDESHJA – “Fakti është që kemi fituar 3-0. Duhet të menaxhojmë rezultatin, të ruajmë ekuilibrat e të jemi të kujdesshëm dhe ta mbarojmë ndeshjen në favorin tonë”.

SHERRI – “E para unë uroj që mos të ketë më kështu lloj ngjarjesh. Përsa i përket përkeqësimit të situatës, kjo është diçka që duhet të shuhet. Ne jemi për fushën lojës, nuk jemi as për grushte apo kërcënime dhe gjëra të kësaj natyre. Shpresojmë që atje të luajmë futboll si duhet e te mos kemi presion. Besoj se do të ndodh kështu. Ekipi është i qetë. Në Laç do të shkojmë për të fituar”.

TENDENCË ANTI-TIRANA ? – “Me sa kam marrë vesh në aspektin e gjobave jemi klubi më i penalizuar. Nuk mund ta mendoj këtë. Të sulmosh Tiranën është sikur të sulmosh djepin e futbollit shqiptar, janë disa skuadra si Tirana, Vllaznia, Dinamo e Partizani që kanë vënë fillesat e futbollit shqiptar. E kam dëgjuar shpeshherë këtë. Mendoj se kushdo që ka ndërmend ta sulmojë Tiranën do të ketë pasojë nga mbrapa. E përsëris nuk besoj se do të ndodhë, por kushdo që e ka ndërmend do të bëjë një gabim fatal”.

DËNIMI PËR TIFOZËT – “Ne kemi luajtur goxha pa tifozë, edhe kjo nuk na ka bërë mirë të them të drejtën. Tifozeria e Tiranës është pjesë përbërëse dhe një ndihmë që na garanton sukses. Tani do t’i bëjmë llogaritë pa tifozët, por të shohim si do të shkojnë gjërat”.

DËMTIMET – “Ndikojnë disi pasi ekipi ka marrë atë fizionominë e vet, por i kemi marrë masat me futbollistët e tjerë. Kemi rreth 25 futbollistë, të cilët janë të gatshëm për Tiranën”.

PENALIZIME NGA ARBITRAT ? –“Në memorien time është një ndeshje që kemi pasur me Teutën në Shijak dhe ndeshja ndaj Kastriotit në Fushë-Krujë. Të them të drejtën nuk na kanë bërë gjë arbitrat dhe në ndeshjen e fundit ndaj Laçit më shumë u mora me ekipin, pasi shtesa nuk ishte justifikim. Ishim superiorë në çdo aspekt, nuk kishim pse ta vendosnim në diskutim atë ndeshje. Përsa i përket shtesës, shpeshherë bisedoj me shokët e mi dhe them: ‘A do ta bënte këtë gjë në Laç? Kurrë!’ Gjithsesi unë merrem me ekipin jo me arbitrin, pasi kjo është puna ime”.

“Ky ka qenë rasti i vetëm që klubi ka reaguar për një vendim të arbitrit. Arbitrat kanë punën e tyre dhe në vitet e fundit kanë ndikuar shumë. Ata mund të ndikojnë te karriera e një trajneri dhe investimi i një presidenti. Gjithsesi unë konstatoj vetëm këto dy ndeshje, ndërsa pjesa tjetër ka qenë krejt normale”.

REAGIMI I NGO –  “Ngo ka atë karakter që ka. Kur shkon nga një shtet tjetër mëson fillimisht fjalët e këqija, siç duket atij ia kanë vrarë veshin shumë ato fjalë dhe ka reaguar, por nuk është diçka e mirë pasi është futboll. Megjithatë nuk mund t’i flitet me ato fjalë. Unë di që edhe ai gjyqtari në Fushë-Krujë e ka ironizuar me fjalë, duke i përmendur dhe ngjyrën e lëkurës. Nuk mund të cenosh dinjitetin e ndokujt”.

FORMA E EKIPIT – “Ne kemi bërë një fazë të tretë të shkëlqyer. Ekipi ka luajtur ndeshje shumë të mira dhe ka marrë rezultate, kjo më jep garanci për të ardhmen. Gjithsesi, patëm një frenim me dashje në Fushë-Krujë dhe kjo më ka bezdisur, pasi ekipi ndodhej në goxha ritëm”.

“Me presidentin Laska njihemi prej vitesh nuk ka përse të ndodhin këto gjëra, sidomos në Tiranë ku ka qetësi. Duhet të jemi kujdesshëm. Është e thjeshtë nuk duhet të merremi fare me kundërshtarin. Njerëzit duhet të tregohen më të përgjegjshëm për gjërat që bëjnë, duke filluar nga sharjet që ndodhin më shpesh në stadiumet e qyteteve të vogla dhe nga hedhja e shisheve, që ne na bëri dëm, na la katër javë pa tifozë. Duhet të merremi me futboll jo me akte rrugaçërie”, përfundoi Mema.

Tiranës i mbyllen dyert, jepen dënimet për sherrin me Laçin
Mbledhja e ditës së sotme e Komisionit të Disiplinës ka qenë e fokusuar te ngjarjet e ndodhura në përfundim të takimit Tirana – Laçi.

Sulmuesi anglez Majkëll Ngo është dënuar me pesë ndeshje pezullim nga aktiviteti, ndërsa te Laçi e kanë pësuar presidenti Pashk Laska (3 ndeshje), i biri i tij Kleo Laska (9 ndeshje )dhe ndihmës-trajneri Klevis Hima (9 ndeshje).

Nuk është lënë jashtë vëmendjes as goditja e gjyqtarit anësor nga një send i hedhur nga tribunat. Ky episod i ka kushtuar shtrenjtë klubit kryeqytetas, që tani i duhet të luajë katër ndeshjet e ardhshme në “Selman Stërmasi” me dyer të mbyllura.

KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Lojtari i KF “Tirana”, Majkëll Ngo, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Zyrtari i KF “Tirana” , Emanuel Egbo , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Zyrtari i KF “Laçi” , Pashk Laska, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në stadium, në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

Zyrtari i KF “Laçi”, Kleo Laska, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Zyrtari i KF “Laçi”, Klevis Hima, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

KF “Vllaznia”, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

Zyrtari i KF “Shënkolli” , Albert Rrusti, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Zyrtari i KF “Vora” ,Rezart Maho, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

VIDEO | “Jemi në mendjet e njëri-tjetrit”, Hasani dhe Ngo dhurojnë spektakël
Edon Hasani dhe Majkëll Ngo kanë krijuar një “binom” të frikshëm për çdo mbrojtje të Superiores. Forma e të dy lojtarëve të Tiranës gjatë muajve të fundit ka pësuar një rritje të frikshme, gjë që e dëshmojnë qartë rezultate e Tiranës, ku pjesa dërrmuese e golave mban emrin e këtyre dy futbollistëve.

Në miqësoren e zhvilluar ditën shtunë ndaj Dinamos, dyshja e lojtarëve u bë sërish protagonist. Goli i parë i sfidës ishte mbresëlënës, dy kombinime të shpejta të kryera në çështje sekondash.

Edon Hasani ka hedhur videon  e golit në profilin e tij në “Instagram” dhe ka vënë mbishkrimin (në gjuhën angleze) “Jemi në mendjen e njeri-tjetrit” për të shpjeguar kombinimin perfekt midis tij dhe anglezit.

Ngo: Mema brilant, ja çfarë ka ndryshuar ai te Tirana
Majkëll Ngo luajti ndoshta ndeshjen më të mirë me fanellën e Tiranës në takimin e parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit. Anglezi luajti rol kyç në tri golat e bardhebluve, duke realizuar një dopietë e asistuar golin e tretë.

Në përfundim të takimit, Ngo foli për mediet e pranishme në “Selman Stërmasi”. Futbollisti i Tiranës vlerësoi paraqitjen e të gjithë skuadrës duke bërë komplimente për të gjithë shokët e skuadrës.

“Ndihem shumë i gëzuar. Fituam 3-0 dhe Laçi do ta ketë shumë të vështirë në ndeshjen e kthimit, megjithëse në fushën e tyre na kanë hapur shumë probleme, por e shoh të vështirë që ta përmbysin. Pra e kemi këtë avantazh.”

“Jam ende i mërzitur që dy golat që shënuam në pjesën e parë na u anuluan, pasi nuk ishin në pozicion jashtë loje dhe rezultati do të ishte 5-0 . Gjithsesi jam i gëzuar dhe me 3-0”.

“Sot patëm lojtarë që bënë ndeshje të jashtëzakonshme, si për shembull Imami, Turtulli, Hoxhallari, Kërçiku mund të përmend të gjithë skuadrën. Edon Hasani ishte gjithashtu i mahnitshëm. Erando (Karabeci), bëri një paraqitje kapiteni, vrapoi bëri presing, kontrolloi mirë topin. Ishte e mrekullueshme”.

“Këtë vit ndryshimi ka të bëjë me mendjen. Futem në ndeshje me besimin që do të luaj mirë dhe do të shkatërroj kundërshtarët e do të fitojmë. Trajneri Mema ka qenë brilant, pasi jemi një grup i bashkuar, që ia bëjmë të vështirë kujtdo. Kjo është një fitore e madhe për Tiranën”, përfundon gjiganti i repartit ofensiv të bardhebluve.

Lufta Tirana-Ngo vazhdon, vjen vendimi i ri
Majkëll Ngo është rikthyer të stërvitet në ambientet e kompleksit stërvitor “Skënder Halili”. Por, jo me ekipin e parë. Sulmuesi anglez është stërvitur ditën e djeshme me ekipin B të Tiranës. Përjashtimi i Ngosë nga ekipi i parë erdhi pas një debati që ai pati me trajnerin Ardian Mema.

Mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet konflikti që ekziston midis palëve. Tekniku Mema e ka bërë të qartë që anglezi nuk është në planet e tij dhe se në janar klubi do të tentojë të afrojë një qendërsulmues të ri, diçka kjo që është pranuar dhe nga presidenti Refik Halili.

Ngo është ndër lojtarët më të paguar në ekip dhe kontrata e tij aktuale me bardheblutë mbaron në fund të sezonit. Sulmuesi iu bashkua Tiranës në verën e vitit të kaluar dhe ishte ndër lojtarët më të dalluar të Tiranës në Kategorinë e Parë, me 11 gola në 19 aktivizime.