Zyrtare, Manaj te Piza

0

Lajmi ishte bërë publik që para dy ditësh, por tashmë edhe vetë Piza e ka zyrtarizuar: Rej Manaj transferohet në Toskanë.

Sulmuesi i kombëtares sonë ndahet nga Peskara dhe tashmë nis një tjetër periudhë huazimi te Piza, sepse Interi kërkon t’i japë sa më shumë shanse për të treguar sa vlen, para se të vendosë për të ardhmen e tij.

Në 12 ndeshje në Serinë A këtë sezon Manaj ka shënuar 2 gola, por ka luajtur pak dhe divorci me Peskarën u bë i sigurt edhe pas një debati me trajnerin Masimo Odo para pak javësh.

Tani Manaj shkon në huazim deri në verë, por në kontratë ka disa klauzola: Piza mund ta blejë në fund të sezonit, por Interi do të ketë të drejtën ta riblejë me një çmim të caktuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.