Zyrtare, Bernardo Silva te Mançester Siti

0

Dje u larguan disa lojtarë, sot zyrtarizohet blerja e parë për sezonin e ardhshëm: Bernardo Silva është futbollist i Mançester Sitit.

Mesfushori portugez mahniti këtë sezon te Monako, ndërsa më parë ka luajtur te Benfika, ku është rritur si futbollist, duke u shpallur edhe një ndër 10 talentet më të mëdhenj të Kampionatit Europian U-19 në vitin 2013.

Sot Bernardo Silva është paraqitur në Mançester dhe mediat nuk e kishin ende të qartë destinacionin, por duket se Pep Guardiola ka mbyllur gjithçka me shpejtësi, duke e bërë 22-vjeçarin blerjen e parë, për një shifër ende të pazbuluar, por që mendohet rreth 70 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.