Ylli i Monakos shkon në Mançester

0

Ndonëse gjithë mediat këtë sezon janë përqendruar te Kilian Mbape, Monako ka edhe emra të tjerë të klasit botëror dhe një lojtar shumë i kërkuar në treg është Bernardo Silva.

Mesfushori i kombëtares portugeze ka qenë fenomenal këtë sezon dhe në moshën 22-vjeçare është kthyer në “xhevahirin” e Monakos.

Çmimi i tij vërtitet te 70 milionë eurot dhe tashmë mediat në Angli raportojnë se portugezi është në Mançester.

Në radhë të parë, Bernardo Silva do të bisedojë me Pep Guardiolën, i cili e dëshiron me çdo kusht, por do të jetë një derbi i egër me Zhoze Murinjon, i cili në ditët e ardhshme pritet të bisedojë me mesfushorin, për t’i shpjeguar projektin e tij.

Luftë në Mançester, festë në Monako, sepse çmimi i Bernardo Silvës sa vjen e rritet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.