Xhuzepe Rosi, konfirmohet dëmtimi tragjik
Para pak ditësh shënoi tre gola në një ndeshje, por duket se Xhuzepe Rosi është futbollisti më i pafat në botë. Natyrisht, mund të ketë shumë shpjegime, ndoshta edhe struktura fizike e futbollistit nuk është perfekte, por nuk është e mundur që të pësojë kaq shumë dëmtime të rëndë pa mbushur mirë 30 vjeç.
Sulmuesi italian i Selta Vigos u dëmtua sërish në ndeshjen e fundjavës kundër Eibarit dhe menjëherë u kuptua se ishte diçka serioze, duke parë edhe dhimbjet e sulmuesit.
Sot ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar: këputje e ligamentit krociat, për të katërtën herë në 6 vitet e fundit, dhe 7 muaj të tjerë jashtë fushave.
Vetë Rosi, me një postim në Twitter, ka falënderuar të gjithë për mesazhet mbështetëse dhe nuk ka ndërmend të dorëzohet, dëshiron të luajë sërish futboll…
I vostri messaggi mi danno forza! Grazie di cuore! Che voglia di tornare già e continuare a fare ciò' che amo..giocare a calcio!#nevergiveup pic.twitter.com/QQ7gHejXj7
— GIUSEPPE ROSSI (@GiuseppeRossi22) April 10, 2017