VIDEO/ Vjen nga stoli dhe i shënon Anderlecht, sulmuesi i Shqipërisë tund rrjetën në Belgjikë

Lojtari i Kombëtares Shqiptare U-21 Din Sula ka treguar një formë të nivelit të lartë në ndeshjen e Waasland Beren-Anderlecht. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në këtë sfidë, duke shënuar një gol dhe dhuruar një asist për shokun e tij të skuadrës. Në momentin që Sula ishte në pankinë ekipi i tij ishte duke humbur me shifrat 0-4. Në minutën e 46-të trajneri i Wasland vendosi ta hidhte në fushë, i cili rezultoi një veprim mjaft i zgjuar, pasi Din Sula i dha freski sulmit.

Megjithatë Din Sula nuk mund të bënte gjithçka i vetëm, pasi rezultati “foli” kundër skuadrës së tij dhe kjo u ndeshje u mbyll me shifrat 2-4. Din Sula nuk është një emër i padëgjuar në arenën shqiptare, pasi lojtari ka luajtur me Kombëtaren Shpresa dhe është cilësuar si një sulmues me mjaft perspektivë. Megjithatë dëmtimet e shumta të pësuara nuk e kanë lejuar të tregojë potencialin e tij maksimal me përfaqësuesen tonë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online