VIDEO/ Në Shqipëri do e shpallnin “non grata”, ndodhi me VAR dhe me Milanin në Seria A

Në Shqipëri është kthyer tashmë si në një forcë zakoni që sapo një ekip që e kërkon me çdo kusht fitoren, dështon në misionin e tij, gjithë fajësimi kalon mbi arbitrat. Në fakt, nuk është se këta të fundit shkëlqejnë dhe janë për notën “10” në çdo rast, por e gjitha kjo situatë në vendin tonë kthehet paksa edhe në komike.

Madje kjo lojë do të niste që në javën e tretë të kampionatit, me akuza se dikush po mundohej të ulte një skuadër dhe të ngrinte tjetrën, kur vendi i parë me vendin e fundit, nuk shkonte më tepër se 3 pikë diferencë.

E thënë në mënyrë disi figurative kjo, ku me fenomene të tilla dhe kulturë pune që gjenden ndoshta vetëm në vendin tonë. Drejtësia e futbollit në shkollën e arbitrimit has probleme në gjithë kampionatet europiane, madje edhe në elitat. Për më tepër edhe me hyrjen e VAR-it, ka gafa të rënda dhe problematika që vazhdojnë të diskutohen në Itali dhe gjetkë.

Atëherë, si mund të presim perfeksionin në Shqipëri? Por të ndalemi pak te penalltia e dhënë në favor të Genoas në minutën e fundit ndaj Milanit, që mund të vendoste edhe fatin e ndeshjes për një barazim të mundshëm 2-2.

Lojtari i Genoas shkon për kontakt me portierin Reina dhe përkulet përpara se të vijë edhe kundërshtari. Qëllimi i portierit nuk ishte për të penguar rivalin e tij dhe këmbët i mbledh për të mos shkaktuar penallti, megjithëse një kontakt fare i vogël ekziston.

Gjithsesi, lojtari i Genoas kishte nisur të hidhej që para se të vinte një kontakt sado i vogël, që konsiderohet si prishje e ekuilibrit. Por nëse kjo e fundit ka ndodhur më herët, atëherë sigurisht që nuk mund të konsiderohej si 11-metërsh, për më tepër që të vendoste edhe gjithë ndeshjen në minutët e fundit.

Nëse një gjë e tillë do të ndodhte në Shqipëri, atëherë do të kishim edhe njoftime të klubeve për të shpallur “non grata” arbitra të ndryshëm. Por ajo që duhet mësuar është se ky është futbolli, duke përfshirë edhe gabimet brenda tij. Ndoshta në këtë pikë, duhet të urojmë që VAR-i të mos mbërrijë kurrë në Shqipëri. Pasi nëse do të ketë gabime edhe me të, siç ndodhë në gjithë Europën, atëherë asnjë arbitër nuk do të ketë mundësinë të drejtojë ndeshje duke parë ankesat që ndonjëherë kalojnë më kot në ekstreme. /Sport Ekspres/

https://streamable.com/nbuxv

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online