VIDEO/ Merr fund ecuria prej 5 ndeshjesh pa fituar, Juventusi e feston triumfin me vendin e dytë

0

Ecurisë negative të Juventusit i ka ardhur fundi. Bardhezinjtë kishin 5 ndeshje radhazi që nuk e provonin shijen e fitores, ndërsa në kampionat tre pikëshi i fundit daton një muaj më parë. “Zonja e vjetër” është kthyer te fitorja mbrëmjen e sotme, duke mposhtur Leçen me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë ka mjaftuar për të dhënë verdiktin përfundimtar të këtij takimi. Paredes shënon një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit, ku pavarësisht distancës tepër të largët, ia del ta çojë topin në rrjetë. Leçe barazon rezultatin me një 11 metërsh në minutën e 37, por vetëm 3 minuta më vonë Dushan Vlahoviçi shënon golin e fitores për Juventusin. Një triumf ky që festohet me vendin e dytë në renditje për bardheznjtë, të cilët shpresojnë për një hap fals të Lacios mbrëmjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online